• |
ide | kryesore

Zbulimi/ Adoleshentët përtypnin “çamçakëz” edhe 10 mijë vjet më parë

Arkiva, Lapsi Leaks
çamçakëz



Mbetje rrëshire të përtypura 9700 vjet më parë si çamçakëz janë gjetur në Suedi. Një grup ndërkombëtar kërkimor i koordinuar nga Universiteti i Stokholmit analizoi gjurmët e ADN-së të fiksuara në këto mbetje, mbi të cilat ishte fiksuar edhe forma e dhëmbëve.

Analizat bënë të mundur identifikimin e atyre që i kishin përtypur dhe çfarë kishin ngrënë. Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën “Scientific Reports”. Fragmentet e rrëshirës u gjetën në sitin arkeologjik suedez të Huseby Klev, në veri të Goteborgut të sotëm.

Analiza e ADN-së njerëzore bëri të mundur të vërtetohej se tre të rinj, meshkuj dhe femra, i kishin përtypur për të prodhuar një lloj ngjitësi që përdoret për të bërë vegla. Çfarë hanin paraardhësit tanë? Një studim i mëtejshëm i mbetjeve të ADN-së ka bërë të mundur rindërtimin e dietës së paraardhësve tanë.

Analizat zbuluan se adoleshentët kishin ngrënë mish dreri, troftë dhe lajthi, megjithëse njëri nga tre djemtë kishte vështirësi të përtypte për shkak të periodontitit, një sëmundje bakteriale që shkakton dëme në indet që mbajnë dhëmbët në vend.

“Në rrëshirën e përtypur ka një sërë sekuencash të ADN-së në të cilat kemi gjetur të dyja bakteret që ne e dimë se janë të lidhura me periodontitin, dhe ADN-në e bimëve dhe kafshëve që kishin përtypur më parë”, – specifikon Emrah Kirdok nga Universiteti i Mersinit në Turqi.

Gjetjet e studimit “sigurojnë një pamje të jetës së një grupi të vogël gjuetarësh në bregun perëndimor skandinav. Mendoj se është e mrekullueshme”, – tha koordinatori i studimit Anders Gotherstrom. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *