• |
ide | kryesore

Studimi/ Shkaku pse disa njerëz janë mëngjarashë

Arkiva, Lapsi Leaks
mëngjarashë



Pse jeni mëngjarashë? Gjenetika është shkaktare për këtë. Një studim i fundit vëren se variantet e rralla të gjeneve, të cilat ndryshojnë proteinat në bazën që garanton formën e qelizave janë “shkaku” i atyre që shkruajnë me dorën e majtë.

Kjo teori është mbështetur nga një studim i publikuar në revistën “Nature Communications”. I kryer nga Instituti Max Planck për Psikolinguistikën në Nijmegen të Holandës, studimi përmirëson të kuptuarit e bazës gjenetike të mëngjarashëve, mekanizmat e të cilëve mbeten ende kryesisht të paqarta.

Rreth 10% e njerëzve janë mëngjarashë dhe kjo ndodh kur hemisfera cerebrale dominuese është e djathta (tek djathtasit është e kundërta). Asimetritë e trurit që çojnë në dominimin e njërës dorë mbi tjetrën zhvillohen shumë herët në jetë dhe kjo tregon një përfshirje të mundshme gjenetike. Megjithatë, se si këto gjene dhe variantet e tyre lidhen me të qenit mëngjarash mbetet e paqartë.

Për të hedhur pak dritë mbi këtë çështje, studiuesit holandezë shqyrtuan të gjithë gjenomin e mbi 350 mijë njerëzve, nga të cilët më shumë se 38 mijë ishin mëngjarashë.

Probabiliteti që përdorimi preferencial i dorës së majtë të jetë i trashëgueshëm u zbulua të jetë shumë i ulët, më pak se 1%. Rezultatet theksuan gjithashtu rëndësinë e një gjeni, të quajtur Tubb4b, i cili përmban udhëzimet për një nga proteinat që përbëjnë mikrotubulat, pra ato struktura të ngurta që ruajnë formën e qelizave dhe gjithashtu përfshihen në ndarjen e qelizave. Tek personat mëngjarashë, ky gjen ka 2.7 herë më shumë gjasa të paraqesë variante të rralla.

Autorët e studimit zbuluan gjithashtu se dy gjene tashmë të njohura janë të lidhura në një farë mënyre me autizmin dhe mund të lidhen gjithashtu edhe me përdorimin e dorës së majtë, megjithëse për momentin nuk duket të ketë ndonjë lidhje shkakësore. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *