• |
ide | kryesore

Inzaghi luan ‘lojën’ e Allegrit: “Juventus ka një avantazh, e kota ta mohojmë”

Sport
Inzaghi



Një ndeshje që mund të peshojë shumë. Inter-Juve, ndeshja e mbrëmjes së nesërme mes të parit dhe të dytit në renditje, duket se ka një shije titulli. Sigurisht, me katër muaj kampionat për t’u luajtur, nuk është një ndeshje vendimtare, por në të njëjtën kohë mund të vlejë shumë – si për pikët e fituara, ashtu dhe në nivelin mendor – në këndvështrimin e vendosjes përfundimtare. Nëse për shumë, përfshirë Allegrin, zikaltrit janë favoritët, për Simone Inzaghi bardhezinjtë kanë një avantazh të rëndësishëm.

INZAGHI: “PA EUROPËN, KE NJË AVANTAZH”

Trajneri i Inter foli për këtë në konferencën për shtyp të vigjiljes: “Të luash një ndeshje në javë është një avantazh. Nuk ka kuptim ta mohosh, por nuk ka kuptim edhe të flasim për këtë. Ne e dimë që është kështu. Natyrisht jemi të lumtur për rrugën tonë në Champions League dhe do vazhdojmë rrugën tonë, pavarësisht se e dimë se në këtë muaj janar luajtëm pesë ndeshje në njëzet e dy ditë dhe në shkurt do të luajmë gjashtë nga tani deri më 28”.

Lexo më tej: Allegri dinak në konferencë para Inter-Juve: “Ndeshje e rëndësishme për kualifikimin në Champions”

VETËM INTER “DUHET” TË FITOJË TITULLIN?

Më pas Inzaghi iu përgjigj edhe atyre që etiketojnë Inter si të vetmen skuadër të ‘detyruar’ për të fituar titullin: “Nuk më intereson çfarë thonë apo bëjnë të tjerët. Unë e di se cila është rruga jonë dhe se kemi përgjegjësi. Nuk fshihemi. Thjesht po them se do të përpiqemi të luajmë sa më shumë ndeshje. Kritikat që kemi marrë? Kemi bërë palestër të mirë: e kemi forcuar veten. Në të gjitha klubet e mëdha ka presion dhe kërkohen rezultate”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *