• |
ide | kryesore

Pas Britanisë edhe Gjermania: SHBA, e padrejtë me Kosovën

Arkiva, Lajme, Të fundit
shba



“Të pabalancuar” e ka quajtur Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth, reagimin e mbrëmshëm të ambasadorit të SHBA në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili u shpreh “thellësisht i shqetësuar” me veprimet e Ministrisë së Brendshme për konfiskimin e një automjeti që barte pagesa në dinarë serbë për serbët e Kosovës.

“Një tjetër shembull për deklaratat e pabalancuara të SHBA (ose BE-së) për Kosovën. S’po shoh mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Bajnska, rrëmbim apo shantazh) në rajon, i dashur ambasador SHBA-së në Kosovës”, – ka shkruar ai në “X” duke shpërndarë edhe deklaratën e ambasadorit Hovenier.


Një reagim të ngjashëm mbajti edhe deputetja britanike dhe kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Kearns. Me anë të një postimi në X ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë heshtur për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga Serbia. Po ashtu ajo ka shtuar se Uashingtoni nuk ka reaguar me të njëjtën ashpërsi as për sulmin në Banjskë.

“Ku është balanca? A kemi parë një deklaratë të tillë nga SHBA pas rrëmbimit të paligjshëm të 3 policëve nga Serbia? Jo. Heshtja për sulmin terrorist në Banjska mbetet shurdhuese”, – shkroi deputetja britanike. /LAPSI.al

LEXO EDHE: Komenti/Ambasadori Hovenier, si minues i pavarësisë që SHBA i kanë njohur Kosovës

Kurti pret fijet e Beogradit me serbët e Kosovës, SHBA dhe BE kundër



3 Comments

  1. ‘”” Pas Britanisë edhe Gjermania:'””

    Kur do ta mesojne keta te lapsit qe qendrimet individuale dhe personale te parlamentareve nuk perfaqsojne qendrimin e parlamentit dhe aq me keq te qeverise per nje ceshtje te caktuar ne asnje vend te botes.

  2. Emer kane folur si drejtues të komisioneve të jashtëme përkatëse të të dy vendeve e nuk janë përsonale.
    E mos kujto se nuk kanë një ravijëzim qeveritar.
    Gjermania po e po nuk është se ka të njëjtat opinione me Amerikën por dhe BM ka filluar të ndryshojë në opinionet e veta për shumë gjëra me të.
    Sidomos për mbështetjen e Ukrainës që Amerika si gjithmonë i bën gjërat të dyzyara si në Kosovë.

    1. Po jo mo Gimi joooo, se nuk i kane bere ato deklarata si perfaqsues te “komisjoneve te jashtme perkatese”. Perndryshe deklaratat do fillonin me togfjaleshin ‘kmisioni vendosi’ , ose ‘ne si komisjon mendojme…. ”
      Informohu dhe do shikosh qe jane thjesht deklarata personale.
      ( cdo te thote ‘ravijezim qeveritar ‘ ? , se helbete, te pa shkolle jemi. )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *