• |
ide | kryesore

Ambasadori Hovenier, si minues i pavarësisë së Kosovës

2, Arkiva, Ide
Jeff Hovenier kurti osmani



“Për çdo gjë që vendos Kosova, SHBA-të dhe BE-ja e kundërshtojnë ose kërkojnë shtyrjen e vendimit”, komentoi pak ditë më parë njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, duke shtuar se një politikë e tillë minon sovranitetin e vendit. Serwer iu referua zbatimit të një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb në pagesa me para ta gatshme, të cilën po e kundërshtojnë BE dhe SHBA. 

Pikërisht në këtë linjë që fshikulloi ish diplomati dhe analisti u soll të shtunën ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier. Ai deklaroi se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, në lidhje me dinarin serb dhe mbylljen e komunave paralele serbe, janë duke rritur panevojshëm tensione etnike dhe si pasojë ia kufizojnë mundësitë Shteteve të Bashkuara për ta mbështetur atë në arenën ndërkombëtare.

LEXO ME TEJ:

Kurti pret fijet e Beogradit me serbët e Kosovës, SHBA dhe BE kundër

Policia kosovare ka mbyllur katër komuna paralele ilrgale serbe, në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë.

 “Institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”, tha në mënyrë provokuese ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Marrëveshjapër normalizim e 2013, e nënshkruar nga Kosova dhe Serbia parashikon mbylljen e këtyre institucioneve publike paralele që financohen me denarë serbë.

Pikërisht për këtë Banka Qëndrore e Kosovës vendosi të fusë në fuqi, në 1 shkurt, masat për ndalimin e qarkullimit të dinarit dhe kryerjen e pagesave përmes tij. Më pas policia në zbatim të këtij vendimi bëri sekuestrime në strukturat paralele ilegale.

Një gjë e tillë ashtu sikurse pritej shkaktoi furtunë në Beograd.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dënoi operacionet e policisë. “Enklavat në Kosovë janë sulmuar pas vendimit që është vetëm formalisht vendim nga e ashtuquajtura Banka Qendrore e Kosovës, në thelb ky është vendimi i Albin Kurtit”, tha ai.

Dhe në dilemën mes zbatimit të ligjeve të një shteti sovran dhe ruajtjes të stabilitetit fallco në rajon, ambasadori i SHBA, ka zgjedhur, si gjithnjë në mënyrë të përsëritur, këtë të dytën.

Hovenier shprehu shqetësimin e tij për “konfiskimin e dinarëve serbë” nga Policia dhe kërkoi që masa për ndalimin e dinarit të shtyhet për një kohë tjetër.

“Ne shpresojmë se autoritetet e Kosovës sigurohen që ato pagesa do të arrijnë pa vonesa te individët tek te cilët ishin nisur ato”, tha ai.

Ambasadori amerikan e përsëriti thirrjen që Kosova t’i zgjidhë çështjet në lidhje me strukturat e mbështetura nga Serbia në bisedime me Serbinë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian duke kërcënuar se në të kundërtën ajo do të humbistë mbështetjen e vendit të tij.

Dhe fiks këtu qëndrimi i një burokrati zyrtar amerikan bie ndesh me idenë e një bashkatdhetari të vet, që gjykon në mënyrë të lirë dhe pa vargonj.

Daniel Serwer duke komentuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin thotë: “Unë mund ta kuptoj që “15 vjet pas pavarësie banka konsideron se është koha e duhur për të zbatuar ligjin. Ky nuk është një problem i madh, por një çështje e vogël, e cila ka rëndësi simbolike për çështjen e sovranitetit”.

Serwer: SHBA dhe BE duhet ta lejojnë Kosovën që të zbatojë ligjet e saj

Sipas tij është kjo lloj politike për interesat e momentit bën që “çdo gjë që vendos Kosova, SHBA-të dhe BE-ja, ose e kundërshtojnë ose kërkojnë shtyrje”, duke sjellë si pasojë e minimin e sovranitetit të një vendi “që të zbatojë ligjet e veta”. Pra, po e hoqe lupën nga segmenti i vogël i një momenti, duke e lënë atë të zmadhojë krejt pikturën, e kupton se burokratë liliputë si, Jeff Hovenier e kanë gabim. Ata janë të prirur ti thonë jo më voglit, vëtëm nga frika se nuk kontrollojnë dot Serbinë. E kështu ata jo vetëm minojnë në afatgjatë sovranitetin e një vendi, por bashkë me të edhe vendimin amerikan të një dekade e gjysëm më parë, që e njeh Kosovën si të pavarur.

©Lapsi.al



23 Comments

  1. Kur Beogradi ndërmerr një sulm terrorist në territorin e Kosovës, “perëndimi” thotë që duhet të priten hetimet përfundimtare përpara se të dilet në konkluzione.
    Ndërsa kur qeveria e Kosovës zbaton Kushtetutën dhe ligjet e vendit për kryerjen e veprimeve financiare me monedhën zyrtare të Republikës së Kosovës (Euro), si edhe mbyll zyrat e strukturave ilegale paralele serbe në Kosovë, SHBA-ja dhe BE-ja akuzojnë Kosovën se rrit tensionet ndëretnike.
    Ambasadorëve amerikanë në Prishtinë e Beograd u duhet bëre pyetja, po kur organet e zbatimit të ligjin mbyllin stacionet policore kineze në SHBA a janë duke kontribuar për rritjen e tensioneve në arenën ndërkombëtare?
    Apo kur Departamenti i Thesarit merr masa për luftimin e pastrimit të parave dhe krimeve ekonomike, a mos është vallë duke vështirësuara qasjen në burime financiare të minoriteteve në SHBA?

  2. Një përgjigje të qartë e dha drejtuesja e komisionit të jashtëm në dhomën e ulët të Britanisë dhe po ashtu drejtuesi po i këtij komisioni në parlamentin Gjerman.
    Mjafton të lexosh deklarata e tyre dhe kupton falsitetin e Amerikës.

  3. PERGJIGJEN E JAPIN VETE: Të pabalancuar” e ka quajtur Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestag, Michael Roth, reagimin e mbrëmshëm të ambasadorit të SHBA në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i cili u shpreh “thellësisht i shqetësuar” me veprimet e Ministrisë së Brendshme për konfiskimin e një automjeti që barte pagesa në dinarë serbë për serbët e Kosovës.

    “Një tjetër shembull për deklaratat e pabalancuara të SHBA (ose BE-së) për Kosovën. S’po shoh mesazhe kaq të qarta në lidhje me agresionet serbe (sulm terrorist në Bajnska, rrëmbim apo shantazh) në rajon, i dashur ambasador SHBA-së në Kosovës”, – ka shkruar ai në “X” duke shpërndarë edhe deklaratën e ambasadorit Hovenier.

  4. Deputetja britanike dhe kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik Alicia Kearns ka reaguar ashpër pasi ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se “veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e ndalimit të dinarit serb po i rrisin tensionet”.

    Kearns, një mbështetëse e flaktë e Kosovës, reagoi me anë të një postimi në X ku theksoi se SHBA-të kanë heshtur për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga Serbia. Po ashtu ajo ka shtuar se SHBA-ja nuk ka reaguar me të njëjtën ashpërsi as për sulmin në Banjskë.

    “Ku është balanca? A kemi parë një deklaratë të tillë nga SHBA pas rrëmbimit të paligjshëm të 3 policëve nga Serbia? Jo. Heshtja për sulmin terrorist në Banjska mbetet shurdhuese”, – shkroi deputetja britanike.

  5. Jo. Ne shqiptaret kurre nuk themi se usa dhe be jane kundra kosoves dhe pro serbise.Pa usa dhe be kosova do ishte nen cizmen ruse serve.Kurti nuk ben kurre veprime pa u konsultuar me usa-be.Jo kurre.Ndalja e rusise ne ballkan,si mina e rusise ne serbi kundra europes,usa be do e bllokojne invazionin rus ne zemer te ballkanit, me faktorin shqiptare ne ballkan.Kjo eshte zgjidhja e vetme ,qe nuk do lejoje nje kalingrade tjeter ne zemer te europes.Interesat e usa-be jane te lidhura domozdoshmerishte me interesat e shqiptareve ne ballkan.Prandaj shqiptare :USA-BE- SHQIPTARET jane ne nje koalicion ,per te bllokuar invazionin rus ne ballkan.Strategjia per ta bllokuar rusine ne europ eshte e vulosur ne Shtepine e Bardhe dhe ne BrukseL.Mos dyshoni,mos u frigoni.

  6. Zhurme zhurme, shume zhurme. Fakt eshte qe shteti i Kosoves egziston sepse Amerika donte qe shteti Kosovar te egzistonte. Fakt eshte qe edhe shteti Shqiptare egziston per te njejten arsye, me heret. Fakt eshte qe e gjithe siguria e shtetit Kosovar eshte ne varesi te mbrojtjes Amerikane. Fakt eshte qe ekonomia e Kosoves eshte ne varesi te Bashkimit Europian nje pjese, pjesa tjeter e ekonomise se Kosoves varet, ne menyre paradoksale, nga Serbia vete. Keto jane faktet.

    Tani, pse Lapsi i fryn anti-Amerikanizmit duke qene kaq e qarte qe interesat strategjike, jetike te Shqiptareve jane te lidhura me kete marredhenie? Pergjigja e kesaj shihet qarte ne suportin kunder Amerikes qe Lapsi i jep nje te korruptuari ne Shqiperi, Sali Berishes, ne sulmin ndaj Hovenierit ne kete artikull, sulmin kunder Yuri Kimit ne Shqiperi por, me se qarti, shihet ne suportin pa kushte qe te gjithe gazetaret e opinionistet e ketij portali i japin Fredi Belerit. Gazetaret e ketij portali, pervec portalit, kane edhe akses te konsiderueshem ne te gjitha emisionet e darkes qe shfaqen gjate gjithe javes dhe aty ata qartazi dhe pa ekuivoke ata mbrojne tezen e Qeverise Greke kunder Shqiperise.

    Po ti mbledhesh keto fakte bashke e sheh qarte qe keta punojne me gjithe forcen kunder interesave te Shqiptareve ne rajon dhe kane dy linja ne te cilen e bejne kete. Linja e pare eshte mbeshtetja e cdo rryme radikale si ne Kosove si ne Shqiperi. Shembull i kesaj ne Shqiperi eshte mbeshtetja e Sali Berishes, shpesh duke thirrur edhe hapur per kryengritje me arme. Dhe rryma e dyte eshte percarja qe mundohen t’ju krijojne Shqiptareve me mbrojtesin kryesor qe kemi, Amerika. Dhe kjo eshte shume e eger dhe, me c’duket, shume mire e sponsorizuar, e kordinuar dhe sistemike. Neso do te shihni ku jane influencat Ruse/Kineze qe tani se fundmi u permenden edhe ne Kongresin Amerikan, nuk keni pse te shikoni me tutje. Ja ku jane, ketu te Lapsi.

    1. O malok kari një palo zyrtar nuk është amerika, amerika janë institucionet 200 vjeçare që mbështeten në parimin e të drejtës që ka individi dhe popujt

        1. O Malok Patronazhist Rrote Kari ke te drejte por nga mbrapa Yyyyytttt te shkerdhefsha rracen e flliqur nuk ja vlen te lodhesh menjen me te mbush koken tate qe ke vetem Mut .
          Kur do dhe ti te besh politike ?
          Kur ti je nje trushpmare ,
          Menjen e ke te flasesh per Berishen dhe te lavderosh Ramoviçin qe per çdo gje shkon ne Serbi ke sivllau i tij Vuqiç kundra Kosoves dhe Shqiperise.

          1. O patriot, meso gjuhen Shqipe njehere, pastaj na jep mend.

    2. Ti malsor wanabe, eshte FAKT qe ambasadoret jane biznesmene ose te perzgjedhur prej biznesmeneve qe kane lontribuar ne fushata elektorale ne ShBA. Kjo eshte totalisht politike sorrash e shurrash. Ska te beje fare me Shtetin. Sot jane neser jo. Ka plot senatore e kongresmene qe nuk jane dakort me keto pallavra diplomatesh e spiunesh qe ne kete administrate te Bidese lane nam e me nam po lene duke e rikandidaduar ate serish. Do te masakrohen nga nje idiot si Trumpi. Eshte fakt qe e majta ka cof kudo ne bote. Tani shko lepij sufllaqen se tu ftoh

      1. Te ky portal sikur flet me fëmijë. Është e pamundur të shpjegoj ty diferencen mes institucionit dhe personit, dhe se si ambasada në bazë të konventave botërore, është një zgjatim i shtetit, në këtë rast atij Amerikan. Dhe sesi ambasador apo nëpunës tjerë nuk kanë këllqe ti kundervihen shtetit duke aplikuar politika personale, sidomos kur ky shtet është ai Amerikan. Që nuk është përsonale në këtë rast shihet edhe nga qëndrimi i Escobar, Blinken dhe BEsë, po nejse, se do të ngatërrohen makaronat që ke në kokë, se për ndonjë qëlize nervore nuk ke shanse të kesh me këto që thua.

  7. Bravo Kurti ti je lideri i Shqipetareve.

    Sa per kete kelyshin e Sorisit mos i pjerdh se ti je i pakorrutueshem, jo si keta ne Tirane qe mbushin valixhet me dollare.

  8. Nuk jane SHBA-te por nje grusht zyrtaresh neper DASH dhe zyra te tjera sa ne Washington apo Langley me ambasadoret qe kishin dhe kane neper ballkan. Eshte e qarte skema ose “projekti” i deshtuar qe rreken me kot – ai qe te kthejne ose “flip” Vucic me te tijet nga ndikimi i Rusise. Kosto e saj jane minimi i Kurtit ne Kosove dhe cdo veprimi “te pakonsultuar”.

    Me skandalozja eshte qe bashkepuntor kryesor kane jo pak por kryemafiozin e Shqiperise, Edi Rama. Ai eshte dhe “ekzekutori” ne emer te “tokes meme” sipas rastit per presion, ndaj Kurtit apo korrupsion, ndaj lidereve shqiptare ne Mal te Zi apo Maqedoni. Ne kembim, ne Shqiperi, ai mbeshtetet te krijoje mbreterine e tij kriminale ose kapjen totale te shtetit dhe asgjesimin e demokracise. Madje i ofruan edhe Mcgonigal ne nje pazar qesharak dhe qe eshte koke turku per te mbrojtur pikerisht ate grusht te korruptuarish amerikane.

  9. Bravo lapsi, ambasadori i USA eshte minuesi i demokracise kurse ambasadori i kines, rusise, bangladeshit dhe indise jane ndertuesit e demokracise.

    LAPSI=MEDIA E NON-GRATES, MEDIA HAXHI QAMILISTE DHE ORIENTALE.

  10. Dhe ndryshimi ishte I madh. Ndërsa në Uashington nuk e përfilli njeri, tek Rrugica e Salës” të 40 burra e gra që rijnë aty bërtisnin “Gazi, Gazi”. Kjo nuk është pak. Të paktën ka një vend ku ndjehet udhëheqës. Se siç pat thënë dhe Haxhi Qamili, “Sa të kem Ndroqin e Shijakun, skam çe du Talianin e Austriakun”.I drejte komenti juaj.

    1. Nuk ka faj ambasadori more.me thoni nje gje te mire te amerikes sefundmi.ka marre fund perandoria.i ka ardh fundi mesa duket

  11. Kjo është arsyeja përse ai nuk rregjistron një parti, dhe përse nuk shkëputet nga Ilir Meta që ta përdorë për vule dhe sigël.

    Edi Paloka dhe të tjerë që janë me Berishën duhet të zgjidhin këtë hall. Dhe halli është si të jenë një parti që nuk është kryetar Sali Berisha, Argita Berisha, Shkëlzen Berisha, Liri Berisha, dhe gratë e burrat e tyre.

    Kaq është e ndaluar, se janë hajdutë të certifikuar, minues të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë.

  12. Për mendimin tim, më shumë se qëndrimet ekuilibruese të dyshimta të dipllomacisë perëndimore, situatën politike aktuale të Kosovës po e dëmton amatorizmi politik në luftën e pa principtë për pushtet të partive politike.
    Edhe dipllomacia amerikane do ta kishte të vështirë që të akuzonte Kosovën në raport me Serbinë, nëse të gjitha partitë politike shqiptare në Kosovë, për problemin e mbrojtjes së kushtetutës që e kanë miratuar të gjithë e që saktëson sovranitetin e shtetit të pamvarur.
    Është një realitet shumë pozitiv për shqiptarët në Ballkan, që më së fundi edhe në teritoret e ish Jugosllavisë të banuar prej tyre , të kemi dy shtete shqiptare, një të tretë (MV) ku shqiptarët janë bërë faktor qeverisës e në Mal të Zi me shumë pak shqiptarë të ngelur , u arrit që kryeministër të jetë një politikan me origjinë shqiptare.
    Asqë e kishim menduar se do të arrihej një realitet i tillë para tre dekadave.
    Sot në luftën politike të partive shqiptare në këto vende , për hir të luftës për pushtet, atakohet e sulmohet egërsisht cilido politikan që ka kurajon të dalë me mendim ndryshe me “ndërkombëtarët”.
    Le ti kthehemi fund viteve 90.
    Si konsiderohej UÇK në fillimet e luftës së saj nga shumica e vendeve perëndimore ?
    Nga informacionet e pakta të ndikuara edhe nga propoganda sllave, shqiptarët shiheshin si “terroristë islamikë” e po luftonin kundër Europës së krishterë.
    U deshën publikimet në mediat botërore të pamjeve tronditëse të masakrave serbe ndaj popullsisë civile shqiptare që qëndrimi ndaj UÇK e konfliktit me Serbinë e Millosheviçit të shkonte deri në bombardimin e Beogradit nga NATO.
    Si është situata botërore sot pas njëzet viteve ?
    Rusia, një armike e vjetër e Kosovës ka nisur një luftë pushtuese të përgjakëshme kundër Ukrainës, me të njejtat pretendime si ato që ka Serbia për Kosovën , duke e nxitur Serbinë që të hapë një luftë tjetër në Ballkan.
    Nëse dipllomacia perëndimore në këtë situatë të rrezikëshme, kërkon të frenojë qeverinë e Kosovës nga ndonjë hap i nxituar, e në të njejtën kohë NATO shton numurin e KFOR-it në Kosovë, kjo nuk do të thotë se po përkrah Serbinë e nga ana tjetër nuk ka ndonjë politikan europian që të mendojë se Ushtria kosovare do të ndërmarë ndonjë sulm në teritoret e Serbisë.
    E rrezikuar pra është Kosova e bashkë me te edhe BE me trupat e saj të NATO-s që kanë marë përsipër sigurinë e saj.
    Veç kësaj, jemi edhe para një fakti tjetër paradoksal.
    Pesë vende antare të BE, nuk e kanë njohur akoma pamvarësinë e Kosovës kur këtë e kanë bërë edhe shtete të kontinenteve të tjera.
    Edhe këto 5 shtete janë antare të NATO, e pikërisht këtu qëndron paradoksi.
    Pamvarësinë e Kosovës e mbron NATO, e 5 shtete europiane antare të saj miratojnë qëndrimin e Serbisë për mos njohjen e pamvarësisë së saj.
    Ndërkaq nuk duhet të harojmë se veç këtyre 5 shteteve, edhe në shtetet e fuqishme të NATO, ka forca destruktive politike që kanë rënë pre e lobimeve ruse e serbe.
    Të mos harojmë edhe një fakt tjetër.
    Presidenti Georg Bush senior, pat deklaruar vijën e kuqe të Serbisë në mardhëniet me Kosovën.
    Përse në marëveshjen e famëshme të Dejtonit nuk u përmend fare çështja e pamvarësisë së Kosovës, apo sëpaku të ishte ftuar atje edhe presidenti Rugova që ngulte këmbë për shkëputjen e saj nga Serbia ?
    Nëse do të ishte bërë ajo , nuk do të vinte puna që ushtria serbe e Millosheviçit të kryente masakrat në Kosovë e NATO nuk do të kryente aktin e pashembullt pas luftës së dytë botërore, që të bombardonte Serbinë
    Nëse zërit të Rugovës do ti ishin bashkuar të gjithë liderët partiakë të Kosovës, nuk do të vinte puna deri atje sa Millosheviçi të dëbonte me dhunë thuajse gjithë popullsinë shqiptare nga trojet e tyre.
    Tani disa politikanë të rij shefa partishë, sulmojnë Kurtin se pse po del kundër politikave pro serbe të perëndimit.
    Sllovakia është një nga shtetet e BE që nuk e ka njohur pamvarësinë e Kosovës.
    A mos do të presim nga sllovaku Lajçak të mbështesë Kosovën ?
    Sulmohet Kurti se po ja prish qejfin sllovakut pro serb.

  13. Kjo gjeja qe nuk jane SHBA po nje grusht njerezish lart e poshte qe deformojne qendrimin e SHBA, me duket si historite e komunizmit, qe nuk di gje shoku Enver keta ketu poshte i deformojne gjerat, ta dinte shoku Enver do bente namin. Te pakten jini te ndershem per nje gje, ky eshte qendrimi i SHBAve na pelqen, sna pelqen, pse eshte hajde ta debatojme. Une mendoj qe kryesisht ka te bej me problemet me Rusine. SHBAte nuk duan te futen ne nje konflikt ne Ballkan qe mund te terhiqte Rusine dhe Kinen ne konflikt. Gjasat jane te vogla qe te ndodh, por SHBAte sduan trazira ketu, ndaj dhe i bien fort Kosoves dhe bejne sikur nuk e shofin kur shkaktari eshte Serbia. Po kjo nuk duket te jete nje ndryshim gjeopolitik i tipit hedhim poshte Kosoven qe te afrohemi me Beogradin, te pakten jo nga demokratet se kur te rivij Trumpi ne pushtet dhe qe ka afrimitet ai dhe njerzit rreth tij me Putin, Orban, Vucic and Co… mbase mund te ndryshoj qendrim, nuk i dihet. Mund te thote qe pavaresia e Kosoves ishte veper e Sorosit dhe ben nje ujdi te madhe me Rusine, ti terhiqu nga Ukraina ne po e terheqim njohjen e Kosoves…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *