• |
ide | kryesore

Fiton Kosova, rrëzohet Serbia. Asambleja e KiE voton pro antarësimit

Arkiva, Kryesore, Lajme



Pas më shumë se dy orësh debat dhe pretendimeve për të themeluar Asociacionin e Komunave Serbe Asambleja Parlamentare ka votuar PRO, anëtarë simit të Kosovës në Këshillin e Europës.

131 deputetë mbështetën raportin që rekomandon anëtarësimin ndërsa kundër ishin 29 dhe 11 abstenuan.

Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me radhë amandamentet e propozuara nga Serbia.

KEXO MË TEJ:

Fitorja e Kosovës në KiE/ Si reagoi Prishtina, Tirana dhe Beogradi

Asnjë nga amendamentet e Beogradit nuk u miratua.

Gjatë ditës, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës i hodhi poshtë disa amandamente të tjera që u propozuan nga delegacioni serb dhe disa deputetë italianë e një hungarez që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE. Nga Serbia kërkohej gjitjëashtu që Kosova të mos pranohej në Këshillin e Evropës derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të mos vendoste për statusin e saj përfundimtar.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se 16 prilli është “ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.

Reagon Beogradi: Ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Fati i mëtejshëm i Kosovës do të kalojë tani në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin në maj  nëse Kosova vendi do të pranohet përfundimisht.

Krerët shtetërorë të Kosovës mirëpritën vendimin e Asamblesë Parlamentare, duke e cilësuar si dëshmi të përkushtimit të shtetit për demokraci. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh optimist për një vendim pozitiv në Këshillin e Ministrave në maj.

Zbardhen votat për Kosovën/ Emrat e deputetëve që kundërshtuan dhe abstenuan

Kosova pati bërë një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandonte se vendi i kishte plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës.

Përpos fitores diplomatike të afirmimit të mëtejshëm të njohjes ndërkombëtare një prej avantazheve të qytetarëve të Kosovës nga anëtarësimi eventual në Këshillin e Evropës do të jetë edhe mundësia për ti zgbidhur mosmarrveshjet në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut [GJEDNJ].

 

 



4 Comments

  1. duhet të ndëshkohen tek korrupsioni dhe t’i konfiskohet gjithçka që këta i kanë vjedhur shqiptarëve. Nuk duhet vetëm burgu. Duhet t’u konfiskohet familjarëve të Berishës sidomos, të ndalohet së ushqyeri familja e Berishë me leje ndërtimi, të ndalohet edhe Ilir Meta me gjithë pasurimet që vazhdon t’i pastrojë.

  2. Ashtu eshte, Berisha eshte duke bere namin. Ai eshte figura qe fshihet pas rames dhe veliajt.
    Qe ti bere damllaja Berishes duhen konfiskuar te gjitha pasurite e kryeministrit dhe kryetarit te bashkise se tiranes. Pastaj drejt e ne burg!

  3. NJE THENJE HISTORIKE E RRITEM KLYSHIN TANI PO NA HAN PAS CDO ZHVILLIMI KA NJE ANALIZ POR UROJ QE SERBET TE BEJNE ANALIZEN E DUHUR QE TE LARGOHEN NGA SEMUNDJA HISTORIS PADREJTESIJA thotë:

    SERBET I KA ZENE SEMUNDJA VDEKJEPRURESE KU SI ILAC SHERUES ,ESHTE VETEM PADREJTESIJA MBASI FUQIT E MEDHA ME TE I RRITEN FORMUAN FORCUAN ME TROJET SHQIPTARE NGAQE I DESHEN FORT POR FATKEQSISHT I MOREN NE QAFE PASI PADREJTESIJA ESHTE SHAH MAT PER ATO QE I NDIHMUAN NJEKOHESISHT ME FUND TMERRUES PER KETO QE PO VAZHDOJN NESE SLARGOHEN PREJ SAJ PERSE BEHET KOMENTI TI THERRASIN MENDJES NE KOH SE KOHA DO TI LER PAS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *