• |
ide | kryesore

Arrestohet në Greqi i arratisuri i bandës së Çoles, në kërkim vëllai

Arkiva, Lajme, Të fundit
greke



Në duart e policisë greke ndodhet tashmë një shqiptar nga Vlora që kërkohej me një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Interpoli. Zougla shkruan se Jon Idrizi u arrestua të shtunën pas një operacioni të koordinuar pranë një biznesi makinash në momentin që ai ishte duke pirë kafe.

Urdhri, mbi bazën e të cilit u arrestua, ishte lëshuar nga Shqipëria, pasi autori kishte shkelur kushtet e lirimit me kusht dhe teksa kishte detyrimin të paraqitej në komisariatin e policisë shqiptare, ishte arratisur dhe ndodhej në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se në fakt, informacionet thonë se ai “po bënte jetën e tij” dhe se po lëvizte gjatë gjithë kohës, pa asnjë masë paraprake. Shqiptari ishte dënuar për grabitje me armë. Vëllai i tij Bardhi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, është ende në kërkim nga policia për plagosjen gjakftohtë ndaj 3 kretasve në lagjen Gazi të Athinës.

I arrestuari 35-37 vjeç thuhet se është dëbuar nga Greqia dy herë në të kaluarën. Në vitin 2012 ai ishte i dyshuari kryesor për një grabitje me armë në Vlorë.

Sipas Zougla, ai është një bandit të pamëshirshëm. Dy vëllezërve Idrizi, u është vrarë shumë vite më parë vëllai i tyre Leonard Idrizi, i cili ishte pjesë e bandës së “Çoles”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *