• |
ide | kryesore

Pikëpyetjet/ PS thyhet papritur nga “bastet online”

Arkiva, Kryesore, Lajme
parlament kumari



Nëse ka një grup interesi që arrin ta diktojë vullnetin e deputetëve socialistë në hartimin e një ligji, ky është padyshim biznesi i kumarit. Për herë të disatë, socialistët kanë bërë prapakthehu për një ligj që prek bosët e kumarit.

Në seancën e sotme në parlament pritej të miratohej rikthimi i basteve online në telefon, kompjuter dhe çdo pajisje “smart”. Por deputetët socialistë janë tërhequr papritur nga nisma në fjalë. Pa dhënë shpjegime, pa shprehur asnjë arsyetim në publik, kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla tha se socialistët kishin kërkuar tërheqjen e projektligjit nga diskutimi. Për pasojë, votimi u anulua.

Mënyra me të cilën socialistët u tërhoqën ngre pikëpyetje për ndikimin okult që kanë kompanitë e basteve tek shumica në pushtet. Qëllimi i ligjit është legalizimi i biznesit të kumarit, nga 100% që është sot në të zezë në një masë sa më të madhe. Për të arritur këtë duhet që kompanitë që veprojnë në të zezë të jenë dakort.

Ligji i ri ka disa kritere për kalimin e biznesit në legal, që nga financat rezervë, eksperienca e mëparshme e këtyre kompanive dhe certifikata e pastër penale e pronarëve.

Duke qenë i ndërgjegjshëm për lidhjet e grupeve kriminale me biznesin e kumarit, deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe propozoi edhe një përfaqësi të SPAK në komisionin e dhënies së licencave. Sipas Braçes, prania e SPAK në kontrollin e kazinove dhe të basteve duhet të jetë e njëjtë me kontrollin që u bëhet politikës.

“Po sikur këtë sistem shtrëngues të verifikimit të të ardhurave për këta që do të organizojnë lojërat e fatit ka ndonjë problem? Ky sistemi i kontrollit për çdo qeveritar, deputet e kështu me radhë ka ndonjë problem? A ka mundësi që miratimin përfundimtar ta japë SPAK. Më ka rënë në vesh që miratimin e fundit të kazinove e jep FBI”– ishte propozimi i Erjon Braçes.

Më herët, Braçe kishte paralajëmruar se elementë kriminalë do të tentojnë të zgjasin duart drejt kumarit, ndaj zgjidhja më e mirë sipas tij do të ishte menaxhimi i të gjithë infrastrukturës nga shteti. Për më tepër, sipas tij, taksat mbi këtë biznes duhet të ishin më të larta. Të gjitha propozimet e Braçes janë hedhur poshtë nga kolegët socialistë.

Kur vendosën rikthimin e basteve online, socialistët e kanë pranuar se biznesi kaloi në duart e krimit. “Është gjynah që kjo veprimtari të zhvillohet nga duar të njerëzve që shkelin ligjin dhe kanë rezultuar me përfitime krejt të paarsyeshme elementë me profil të lartë në krimin e organizuar,” u shpreh kryeministri Rama, kur njoftoi rikthimin e basteve online në fund të gushtit të vitit 2022.

Gushti i vitit 2022 do të mbahet mend edhe për një ngjarje të rëndësishme në botën e krimit siç është: zhdukja e Vis Martinajt.  I njohur ndryshe si “bosi i lojërave të fatit”, Martinaj arriti të ndërtojë një perandori të kumarit gjatë kohës që ky biznes ishte legal.

Përmes dhunës, kërcënimeve dhe vrasjeve, Martinaj arriti të kontrollojë një pol të fuqishëm në ekonominë e basteve edhe pasi këto dolën jashtë ligjit. Me zhdukjen e tij në 9 Gusht të vitit 2022, në tregun e zi të basteve lulëzuan emra të tjerë, jo më pak të fuqishëm.

Dyshimet janë se edhe kjo tërheqje e papritur nga votimi i ligjit për të cilin socialistët e kishin dhënë miratimin në komisionet parlamentare, nuk i ka pëlqyer bosëve aktualë të kumarit. Me ta duhet negociuar sërish për një ligj që i pëlqen të gjitha palëve. Prandaj dhe ky variant i ligjit për të cilin socialsitët e kishin dhënë dakortësinë nuk kaloi sot në parlament./Lapsi.al



12 Comments

  1. Sot, ne Luksenburg, Rama deklaroi publikisht se ka minuar dhe do te minoje fort demokracine ne Shqiperi duke u pamundesuar shtetasve zbatimin e te drejtes kushtetuese per te zgjedhur.

    Jo vetem kaq, por ne menyre kriminale ai shton mashtrimin dhe keqperdorimin se na u dashka nje “databaze” e emigranteve por meqe nuk e kane per rrjedhoje shtetasit nuk mund te zgjedhin.

    Nuk ka nevoje per nje baze te dhenash ekstrash per emigrante. Porse ajo pervec se justifikim i duhet per te identifikuar dhe intimiduar ose korruptuar ne rastin me te mire.

    Pra sot ai nisi operacionin publik qe do ti paraprije neutralizimit te legjislacionit perkates.

    Meqe SPAK nuk nis hetime “kryesisht” ndaj “baballareve” na bie ne barra dhe duhet te kallzojme ate dhe cilindo deputet te Kuvendit qe nuk do kryeje detyren dhe zbatoje Kushtetuten dhe vendimin e GJK. Perfshire larot e tjere ne KQZ e sidomos kryelaron Celibashi.

    Duhet, pra, gjithashtu te mbledhim mendjet me te mira te jurisprudences dhe shkruajme vete legjislacionin dhe miratojme ate me referendum. Ne menyre qe ky maskara dhe banda e tij e maskarenjeve te marre nje mesim te mire.

    1. Pse duhet databaze per Emigrantet qe ta di Edvin Rama qe tadi se per cilin voton apo per ta intimiduar ose indentifikuar duke perdorur Partonazhistet pastaj kurruptuar çdo Emigrant perderisa un kam Pashaporte Shqiptare dhe kam te drejten e votes kudo qe te jem siç i kane vendet Europiane ose SHBA .Kaq dhe pike…kjo eshte preteks i Shokut Edvin per te mos i lejuar Emigrantet qe te votojne se e din se ça kane ikur nga Shqiperia pjesa dermuese jane kundra Partise se tij

  2. ‘Ky që bën mbrojtësin e Sali Berishës sot ishte prokurori i Fatos Nanos. Nuk ka të ngjashme.

    Fatos Nano banon në një apartament. Kjo është diferenca midis Nanos dhe atij.

    Këtë po e konsiderojnë ‘non grata’. Ndërkohë Fatos Nano nuk pati asnjë nga këto.’Patjeter duhet data baze per emigrantet se pastaj votojne salihu dhe muli vokshi cuni fariut etj shpellkare ne emrin e emigranteve qe nuk i rruhet per te votuar se votojne atje ku punojne e ushqehen

    1. Pse duhet databaze per Emigrantet qe ta di Edvin Rama qe tadi se per cilin voton apo per ta intimiduar ose indentifikuar duke perdorur Partonazhistet pastaj kurruptuar çdo Emigrant perderisa un kam Pashaporte Shqiptare dhe kam te drejten e votes kudo qe te jem siç i kane vendet Europiane ose SHBA .Kaq dhe pike…kjo eshte preteks i Shokut Edvin per te mos i lejuar Emigrantet qe te votojne se e din se ça kane ikur nga Shqiperia pjesa dermuese jane kundra Partise se tij

  3. Une jetoj jashte,pse i duhet adresa ime qeverise ? Pashaporta shqiptare apo karta e identitetit kane numurin personal,kjo gje duhet per te votuar,te tjerat jane pordhe me rigon

  4. Dorëzohet edhe zëdhënësi i Rithemelimit: S’ka më shpresë për Berishën me amerikanët, ata po shohin diku tjetër,jo o karuci i salihut duhet adresa ku ti banon punon jeton ndryshe hajde voto ne shqiperi ku je dhe i regjistruar ne kodin civil,koha e salihut rrupallhone ka mbaruar qe ne 2013,dru ke shkuar dhe dru do ngelesh o shpellkar.

    1. Po Shoku Ripjerdhes i ores 14 :17 e paske njohur Ver Llapen po me te rrinte Edi Rama po ky kryekari juaj meqe ka voten tende dhe shume si ty vepron e vjedh me ligje qe miraton me forcen e kartonit e nuk lejon per ngritjen e Komisioneve Hetimore qe eshte e drejte Kushtetuese qe te shofin se sa i paster eshte me Qeverisijen qe çdo dite ben Skandale.
      Kurse ti ridhjeres i pa emer i ores 12 :41 qe ben kompetentin e Komisionit te zgjedhjeve nuk e kupton o loqe se ai do te marri vesh nga patronazhitet si puna jote se per cilin votojne emigrantet e njerzit ne pergjesi e dime qe te gjithe jane te regjistruar ne Gjendjen Civile dhe nga Gjendja Civile punohet duke i sorrollatur banoret sidomos te djathte me ndyshimin e Qendres ku Votojne e i çojne ne Qendra te tjera duke qene aty leje pastaj ato qe jetojne ne Europe apo vende te tjera se çfare ju bejne
      Pastaj çeshte kjo hajde voto ne Shqiperi o zorraxhi kur te gjithe kane te drejte vote ,hapi syte dhe shiko o Qorr e Trushplare se si votojne ne ShBA e neper bote ,kjo qe thote rrypi juaj Databaza me Shqip jane te dhenat e te gjitheve e fillon deformimi i votes me ane te Patronazhistevesi puna jote mor Kar i Lales Edi Rama.
      Shume Sufllaqexhinje jeni shtuar me Regjimin e Edvin Rames.

  5. Është fjala Për Flamur Nokën. Në fillim sulmoi me miell sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit se i ka prerë rrogën për kohën që është përjashtuar. Pastaj qëlloi me miell gardistët që nuk e linin të hynte brenda. Më vonë qëlloi me vezë makinën e Lulzim Bashës. Pastaj pa makinën e Taulant Ballës, e qëlloi dhe atë. Pak më vonë gjithë “Rruga e Elbasanit” u boshatis, se u përhap panik që ka dalë njëri që qëllon njerëzit me vezë dhe miell.

    Ishte i çoroditur dhe sillej para oborrit të Kuvendit me dy trasta, një me miell dhe një me vezë, dhe godiste kë munde. Akte të tilla zakonisht ndesheshin tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit, ku një burrë rreth të 60-ve, Ver Llapa, me probleme psikike, gjuante çdo makinë që kalonte, me shkelma. Dhe ai për diçka protestonte, por meqë ishte vetëm dhe s’kishte njeri nga pas, qëllonte makinat me shkelm.

  6. “Partia Demokratike u krijua si parti e të burgosurve politikë dhe përfundoi si parti e të burgosurve ordinerë. Sot bashkë bëhen vetëm ata që kanë dosje dhe u rrezikohet jeta dhe karriera politike.

    1. Po Shoku Ripjerdhes i ores 14 :17 e paske njohur Ver Llapen po me te rrinte Edi Rama po ky kryekari juaj meqe ka voten tende dhe shume si ty vepron e vjedh me ligje qe miraton me forcen e kartonit e nuk lejon per ngritjen e Komisioneve Hetimore qe eshte e drejte Kushtetuese qe te shofin se sa i paster eshte me Qeverisijen qe çdo dite ben Skandale.
      Kurse ti ridhjeres i pa emer i ores 12 :41 qe ben kompetentin e Komisionit te zgjedhjeve nuk e kupton o loqe se ai do te marri vesh nga patronazhitet si puna jote se per cilin votojne emigrantet e njerzit ne pergjesi e dime qe te gjithe jane te regjistruar ne Gjendjen Civile dhe nga Gjendja Civile punohet duke i sorrollatur banoret sidomos te djathte me ndyshimin e Qendres ku Votojne e i çojne ne Qendra te tjera duke qene aty leje pastaj ato qe jetojne ne Europe apo vende te tjera se çfare ju bejne
      Pastaj çeshte kjo hajde voto ne Shqiperi o zorraxhi kur te gjithe kane te drejte vote ,hapi syte dhe shiko o Qorr e Trushplare se si votojne ne ShBA e neper bote ,kjo qe thote rrypi juaj Databaza me Shqip jane te dhenat e te gjitheve e fillon deformimi i votes me ane te Patronazhistevesi puna jote mor Kar i Lales Edi Rama.
      Shume Sufllaqexhinje jeni shtuar me Regjimin e Edvin Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *