• |
ide | kryesore

Nuk gjen qetësi Vlora/ Pas pyllit të Sodës, bie zjarr edhe në Orikum

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një tjetër zjarr është raportuar mbrëmjen e sotme, kësaj radhe në Orikum. Flakët kanë përfshirë një tokë me shkurre dhe janë përhapur në kodrat e qytetit. Situata po përhapet me shpejtësi për shkak të erërave të forta.

Zjarrfikësit kanë mbërritur dhe po punojnë të ndihmuar edhe nga banorët e zonës. Ndërkohë një vatër e dytë aktive vijon të përpijë pyllin e Sodës. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 3 automjete dhe 20 forca zjarrfikëse, ndërsa flakët dyshohet të jenë të vendosura qëllimisht.



2 Comments

  1. Edhe kjo gjë nuk ishte parë ndonjë herë. Të bier zjarr në një çast kur ka shi. Por s’do shumë mend për tu kuptuar se zjarri është vënë enkas. Ose hapje e ndonjë trualli për “insvestim strategjik” ose kullota për bagëtinë (nëse është lart në mal)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *