• |
ide | kryesore

Vijon përhapja e flakëve prej dy orësh në Orikum, rrezikohet banesa

Lajme, Të fundit



Prej orës 19:00 të mbrëmjes së sotme qyteti i Vlorës është pushtuar nga flakët me dy vatra të ndryshme. Mësohet se vijon të mbetet aktiv zjarri në Orikum dhe nga përhapja e tij rrezikohet edhe një banesë.  Ndërkohë, së fundmi mësohet se flakët janë bërë edhe më masive dhe favorizohen nga era e fortë.

Ndërsa gjendja paraqitet tepër serioze edhe në pyllin e Sodës ku flakët po përpijnë sipërfaqe të mëdha. Ky është rasti i disatë që këtij pylli i vendoset flaka dhe mendohet se zjarri është ndezur nga disa persona që jetojnë në zonë. Në vendngjarje janë nisur forcat zjarrfikëse dhe autobotët me ujë, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *