• |
ide | kryesore

Video/ Hernandez shemb Napolin, Simic bën me zemër Piolin: Milan, presion Juventusit për vendin e dytë

F1, Sport, Video
Hernandez



Milan mposhti 1-0 Napolin në ndeshjen e mbrëmjes së javës së 24 të Serie A. Në San Siro, kuqezinjtë e teknikut Pioli shfrytëzuan golin e Theo Hernandez në minutën e 25′, me një kundërsulm të shpejtë të orkestruar nga Giroud dhe Leao. Pasi iu afrua disa herë dyfishimit të epërsisë në fillimin e pjesës së dytë, Milan vuajti reagimin e Napolit. Skuadra e teknikut Mazzarri, e rigjeneruar nga ardhja e Politano, ishte edhe e pafat. Mundësia më e madhe erdhi në minutën e 89′ me shtyllën e goditur nga Lindstrom, me devijimin e Simic. Napoli -7 nga zona e Champions League, ndërsa Milan i bën presion Juventus.

Falë golit të Theo Hernandez në minutën e 25′, Milan mundi kampionët në fuqi të Napolit 1-0 në San Siro dhe u rikthye -1 pas Juventus të vendit të dytë, që do të luajë ndeshjen e tij të hënën kundër Udinese. Në ndeshjen e fundit para fillimit të aventurës së Europa League në shtëpinë e Rennes, skuadra e teknikut Pioli – e pamposhtur prej dy muajsh – shënoi kështu fitoren e shtatë në nëntë ndeshjet e fundit. Një fitore që u lëkund në dy momente me protagnist Simic. Mbrojtësi që zëvendësoi Kjaer për pak shkaktoi një autogol të bujshëm, duke devijuar në shtyllë goditjen e Lindstrom.

Lexo më tejVideo/ Polemika në golin e Acerbi, por Inter përmbys Romën me poker: Inzaghi në arrati, +7 nga Juventus

Pas dy fitoreve në tre ndeshjet e fundit, megjithatë, skuadra e drejtuar nga Mazzarri, u shfaq e rrezikshme vetëm në pjesën e parë me mundësinë e humbur nga Simeone. Pastaj në fund me “autoshtyllën” e Simic. Napoli mbetet kështu në vendin e nëntë, -7 nga zona e Champions League.

Serie A Italy

Fiorentina 5-1 Frosinone
Bologna 4-0 Lecce
Monza 0-0 Verona
Genoa 1-4 Atalanta
AC Milan 1-0 Napoli



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *