• |
ide | kryesore

Video/ Polemika në golin e Acerbi, por Inter përmbys Romën me poker: Inzaghi në arrati, +7 nga Juventus

Sport, Video
Acerbi



Në javën e 24 të Serie A, Inter shkatërron Romën me rezultatin 4-2 dhe u ngjit në +7 në renditje ndaj Juventus. Një ndeshje emocionuese dhe spektakolare ajo që u luajt në Olimpico. Verdhekuqtë e nisën fuqishëm, por zikaltrit morën avantazhin me një goditje me kokë të Acerbi (17′), që mposhti Rui Patricio. Polemika me Romën që kërkonte pozicionin jashtë loje të Thuram, që arbitri e quajti jo influencues. Roma reagoi dhe barazoi me një goditje me kokë të brazilianit Mancini (28′). E në minutën e 44′ De Rossi ktheu ndeshjen me golin e El Shaaraëy. Në pjesën e dytë, pastaj, kryesuesit e kampionatit xhiruan fort dhe nuk pati më ndeshje. Thuram barazoi në minutën e 49′, autogolii i Angeliño (56′) përmbysi situatën për herë të dytë, ndërsa Bastoni shënoi pokerin në shtesë (93′).

INTER IMPRESIONUES, LUKAKU NGEL NË “KLASË”

Edhe pse vuajnë dhe dhuron një pjesë loje, ky Inter nuk di gjë tjetër veç fitores dhe vazhdon të imponojë hegjemoninë e tij në Serie A. Rezultati 2-4 i arritur në Olimpico, i përbërë nga gola të çuditshëm, rikthime të pësuara dhe kundërkthime, rrezikon të jetë shkretues për të gjithë konkurrencën që prisnin një rrëshqitje nën reshtjet e shiut roman. Por edhe kur nuk mund të mbështetet te Lautaro më i mirë, zikaltrit gjejnë rrugën drejt qëllimeve alternative dhe dinë të zgjidhin ndeshjet më të vështira.

Lexo më tejLautaro kërkon të jetë më i paguari në Serie A: Inter gati për sakrificën për të mbajtur argjentinasin

Roma e guximshme e teknikut De Rossi, megjithatë, pësoi humbjen e parë me të në pankinë. Verdhkuqtë hodhën dëm një pëmbysje të rëndësishme, pas golit të parë të pësuar nga Acerbi. De Rossi pa që ndeshja të dilte jashtë kontrollit në një pjesë të dytë të dominuar nga Inter. Trajneri i ri, megjithatë, po ndërton një ekip ndryshe, krenar dhe futurist, edhe pse vërtetohet pika e hidhur: kundër ish-skuadrës, është Lukaku i zakonshëm misterioz, ai që tenton gjithmonë të fshihet në ndeshje të rëndësishme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *