• |
ide | kryesore

Video/ Mbrëmje e mbrapshtë për Atletico, mundet nga Sevilla e dëmtohet Morata: Muriqi i jep fitoren Mallorca

Sport, Video
Morata



Java e 24 e La Liga nuk i buzëqesh Atletico Madrid, i mposhtur 1-0 nga Sevilla. Lajmi më i keq për teknikun Simeone është dëmtimi i Alvaro Morata, i zëvendësuar në fund të pjesës së parë për një problem fizik që mund ta vërë në dyshim për sfidën Champions kundër Inter. Vendosi ndeshjen goli i Romero në minutën e 15′. Fitore e rëndësishme, ndërkohë, në zonën e sigurisë për Mallorca (2-1 ndaj Rayos me firmën e Muriqit), ndërsa Celta Vigo humbi 3-2 ndaj Getafe.

SEVILLA-ATLETICO MADRID 1-0

Andaluzianët kishin nevojë për pikë sigurie dhe arritën të kishin impaktin më të mirë me ndeshjen që në start. Goditjet e Navas dhe Acuna, të refuzuara nga një Oblak i vëmendshëm, ishin sinjalet e para. Megjithatë, portieri slloven nuk mundi të bënte asgjë në goditjen me kokë të Romero, në zhvillimet e një këndore në minutën e 15′. Sevilla merr avantazhin dhe tentoi ta shfrytëzonte momentin. Po Romero u përpoq të përsëritej në gjysmë ore lojë, por këtë herë ishte i pafat, me topin që goditi traversën. Tentativa e Lino, që kaloi ngjitur me shtyllën zgjon të besuarit e teknikut Simeone, të cilët brenda pak minutash goditën në portë me Griezmann dhe Morata, por nuk mundën të kalonin Nyland.

Lexo më tejFOTO/ “Nuk mund të luash me tre këmbë”, komenti me drita të kuqe i Valverde sikletos Real Madrid

Depay zëvendësoi sulmuesin spanjoll në fillimin e pjesës së dytë (i cili u largua i përlotur për shkak të një problemi fizik pas një ndërhyrjeje në lojë) dhe menjëherë iu afrua golit të barazimit. Holandezi provoi me një goditje me të djathtën që përfundoi ngjitur me shtyllën. Presioni i Colchoneros nuk dha efektet e dëshiruara dhe ndeshja përfundoi 1-0. Me këtë sukses, Sevilla u ngjit në kuotën e 23 pikëve dhe largohet nga zona e rënies, ndërsa Atletico Madrid mbetet i katërti me 48 pikë.

LaLiga Spain

Getafe 3-2 Celta Vigo
Mallorca 2-1 Rayo Vallecano
Sevilla 1-0 Atletico Madrid



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *