• |
ide | kryesore

BE: Ofensiva e ushtrisë izraelite në Rafah do të ishte një katastrofë humanitare

Lajme, Planet



Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock ka paralajmëruar me ngulm nga një ofensivë izraelite në Rafah, në jug të rripit të Gazës duke sjellë në mendje vuajtjen e civilëve.

Baerbock ka bërë të ditur edhe një udhëtim të ri në Izrael javën e ardhshme. “Një ofensivë e ushtrisë izraelite në Rafah do të ishte një katastrofë humanitare me shpallje”, ka shkruar politikanja e Gjelbër në shërbimin e mesazheve ‘X’.

“Njerëzit në Gaza nuk mund të shkrihen në ajër.” Ministrja e Jashtme gjermane kujtoi, se që tani vuajtja në Rafah është e papërfytyrueshme dhe aty 1,3 milionë vetë kërkojnë mbrojtje nga luftimet në Rripin e Gazës. Baerbock theksoi, se Izraeli duhet të mbrohet ndaj terrorit të Hamasit, por duhet të zbusë në masën më të madhe të mundshme vuajtjen e popullsisë. Baerbock ka theksuar edhe njëherë ndalimin e luftimeve që të lirohen pengje të tjerë. “Këtë do ta diskutoj në Izrael javën e ardhshme”, ka thënë Baerbock.

Edhe i ngarkuari i BE-së për politikën e Jashtme, Josep Borrell ka paralajmëruar nga një “katastrofë humanitare”. “I bashkohem paralajmërimeve të disa vendeve anëtare”, deklaroi Borrell në shërbimin ‘X’. “Një ofensivë izraelite në Rafah do të sillte një katastrofë të papërshkrueshme humanitare.” Borrell paralajmëroi, se kjo do të shkaktonte “tensione të forta me Egjiptin”. Borrell ka shtuar më tej se “rifillimi i bisedimeve për lirimin e pengjeve dhe një ndalim i armiqësive janë mjeti i vetëm për të penguar masakrën.”

Edhe Arabia Saudite ka paralajmëruar nga një ofensivë ushtarake në jugun e Rripit të Gazës. Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme në Riad theksohet, se refuzohet kategorikisht zhvendosja e detyruar e qindra mijëra civilëve. Riadi ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit “për të penguar Izraelin të shkaktojë një katastrofë kërcënuese humanitare”.

Netanjahu premton korridor të sigurtë

Para një sulmi të pritshëm në Rafah, kreu i qeverisë izraelite, Benjamin Netanjahu u ka premtuar civilëve që kanë shkuar aty një korridor të sigurtë.”Ne do t’i mundësojmë popullsisë civile një rrugë të sigurtë për të dalë nga qyteti”, tha Netanjahu, sipas deklaratave paraprake të publikuara nga një intervistë që e transmenton të plotë të dielën televizioni amerikan, ABC News. Izraeli ndërkohë ka bëtë të ditur zbulimin e një tuneli të Hamasit nën shtabin qendror të organizatës së OKB për ndihmën ndaj palestinezëve, UNRWA në Rripin e Gazës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu i kishte dhënë ushtrisë të premten urdhrin për përgatitjen e një ofensive në Rafah duke theksuar se aty është i nevojshëm një mision ushtarak i gjerë. Dëshmitare okularë kanë njoftuar sipas agjencisë së lajmeve, AFP, se ka pasur sulme ajrore në Rafah./DW



2 Comments

  1. ME URTESI HYJNORE DHE HAK,BEHET KALIMI NGA E KEQA NE TE MIRE NGA HUMBJA NE SHPETIM NGA NDESHKIMI NE MESHIR NE LUFTA NE PAQE NGA PASIGURIJA NE SIGURI NGA URREJTJA NE DASHURI NGA HAKMARRJA NE FALJE thotë:

    A KA SHANSE ME IZRAELI ,TE THOJ NUK PYES PER ASGJE , ATO TE JUSTIFIKOHET ,JO ,KURRSESI ,KUSHDO QE E KURDISI ,KETO ZHVILLIME PER NJE SHEKULL ,PASI MJAFTUSHEM NE CDO MENYR NGA CDO AN KA MARR HAKUN ME MESAZHIN E KESHILLIMIT MIR PER NDALIM NGA E KEQA, TANI KA TREGUES VEPRIMI ,NE ZHVILLIM ,TE FUQISHEM QE NDALOJN NGA E KEQA, KURSE HAKUN E NDARJES MES SE MIRES DHE SE KEQES DO SHFAQEN SIPAS REFLEKTIMEVE TE NDERSJELLTA PASI CDO ANGAZHIMI ALLAHU I KA PERCAKTUAR HAK DUM APO SDUM KJO ESHTE FUNKSION AKTIV PERGJEGJSIT IMUNITETI INSTINKTI QE MASHKE ME SHUM ELEMENT TJER PERBEJN DOMOSDOSHMERIT JU KUJTOJ SE MOMENT PAS MOMENTI ZOTI MALLERISHEM PER GJITH NJERZIT KA LENE HAPUR PORTAT E SHPETIMIT ,TE CILAT RALIZOHEN ME HAK SIPAS KRITEREVE QE ZOTI KA PERCAKTUAR PER TO, ZOTI I KA NJOFTUAR TE GJITH RRETH DOMOSDOSHMERIVE DHE PERGJEGJSIVE QE KEMI NE KETE BOTE 1400Vjet me pare,,,ME HIR OSE PA HIR ERDHI KOHA TI NENSHTROHEMI TE VERTETES PLOT QARTESI GJALLERI SIGURI ZGJILLJE SHPRES PAQE SHPETIM DERI NE PERJETESI ,SI DOMOSDOSHMERI UNITETI ,QE NA JEP GARANCI INDIVIDUALE ,PER TE ZGJILLUR NEVOJAT QE KEMI , ME NJE FUNKSION UNIFIKIMI PRAKTIK DUKE DASHUR PER TJERET NJELLOJ SI PER VETEN ,E ATO QE DALIN KUNDER KETI FUNKSIONI HYJNORE ,DEFAKTO JAN VEN KUNDER VETES DHE NE KET JET SPROV E HUMBIN PROVIMIN E MADH NE KET JET SPROV PREJ ZOTIT TYRE ,DUKE U BERE ARMIKU VETES VET PA NEVOJ ,DUKE I URRY DHE LUFTUAR NGA CDO AN,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *