• |
ide | kryesore

Kurti udhëton drejt Britanisë, merr pjesë në konferencën për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe. Në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit thuhet se Kurti do të marrë pjesë në konferencën ku do të diskutohet për sfidat e sigurisë më të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor.

“Në qëndrimin e tij njëditor atje, krahas takimeve me zyrtarë të institucioneve, ai do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Instituti i Politikave Chatham House”, thuhet në njoftim.

Instituti i Politikave Chatham House ka njoftuar mbi konferencën duke theksuar se shqetësimet e sigurisë nuk janë të reja për kombet e Ballkanit Perëndimor. Në konferencë do të diskutohet edhe për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe për rolin e Britanisë.

“Është një rajon që ka përjetuar paqëndrueshmëri të vazhdueshme etnike, fetare dhe politike, si dhe cenueshmëri ndaj efekteve të luftës në Ukrainë. Ndërsa këto vende kanë kaluar tranzicionin e tyre politik dhe ekonomik, rreziqet mbeten për qeveritë e tyre dhe Evropën”, thuhet në njoftim.



3 Comments

  1. Lider me karakter dhe moral shqiptar si i ka hije…te deshiroj jete te gjate sukses ne punet e shtetit.Kur degjoj te gjithe kunder ,nena shqiperi ,opzita e tera kosovare,eshte e dyshimt pritja per sukses .E quditshme te gjitha medit ne kosove jon kunder…edhe ato ne shqiperi po ashtu .!Te thush se baton stanishiqi i menagjon te gjitha pak e quditshme.!

  2. Z. KURTI . Me gjithe kuptimin e fjales ti thuhet burre shteti si ky te ishte dhe ne Shqiperi .Per fatin e keq ne kemi nje hajdut,kriminel e te gjithe te zezat qe po i ben vendit e Shqiptarise ne pergjesi .Veç kesaj ka blere mediat ka kapur çdo gje duke filluar nga Aspaku , Gjykata jokushtetuese ,Akademine e Shkencave , dhe Ambasadore me parate e Shqiptareve .

  3. VERTET ANGAZHIMET E TE PADREJTEVE ,TE DREJTIT I VEN NE SPROV ME REFLEKTIMET QE BEJNE ,OSE DO NA TERHEQIN PAS OSE ,DO TE TRIUMFOJM MBI TO ,,,VERTET KONKURENCA E GRUPEVE TE INTERESIT NGA PAMUNDESIJA PER TI PERMBYSHUR QELLIMET , I SHENDRROJ NE KONFLIKTE INTERESI DREJT PERMBYSJES ,KEMI DY RRUG OSE TE PRANOJM PERMBYSJE INTERESI , TE TE GJITHEVE OSHE SHENDRROJM ZHVILLIMET NE MESAZH KUPTIMI PER RREFLEKTIM DOMOSDOSHMERIS SI EKZISTENC PER SHUMICEN ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *