• |
ide | kryesore

Vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, arrestohen 4 persona në Tiranë

Lajme, Të fundit



Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi ushtronin veprimtarinë e jashtligjshme të vendosjes së basteve sportive nëpërmjet aparateve celulare.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Eleven day”, u vunë në pranga shtetasit me iniciale: M. O., 22 vjeç, A. I., 28 vjeç, E. C., 24 vjeç, dhe K. D., 25 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte në Kombinat, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 4 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.



1 Comment

  1. Sot kudo luhen baste ne shqiperi kur degjoj nga keto lajme dhe ndonje fatkeq qe kapet sa per show Sot nuk dihet ku perfundojne keto miliona euro qe deri dje perfundonin ne arkat e shtetit sot nuk ka vullnet per te hapur nje hetim ku perfundojne miliona euro nga bastet qe luhen ne te zeze dhe gjyna ndonje fatkeq qe sorollatet prokurorive sa per show qe eshte kapur me baste te jashteligjshme SOT NE GJITHE SHQIPERIE LUHEN BASTE SPORTIVE ME SHUME SE KUR KANE QENE TE LEJUARA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *