• |
ide | kryesore

City kthehet të ushtrojë pushtetin në Champions: nis faza me eliminim direkt, në fushë edhe Real Madrid

F1, Sport
City



Rikthehet Champions League me fazën me eliminim direkt. Mbrojtja e kurorës për Manchester City rifillon të martën në mbrëmje, teksa Citizens kanë përpara ditë skandinave për t’u ndeshur me Copenhagen në vajtjen e 1/8 të së martës. Djemtë e Pep Guardiolës likuiduan konkurrencën në Grupin G për të përfunduar në krye, ndërsa vendasit arritën të dytët në Grupin A, pas Bayern Munich.

Ende duke u mburrur me një rekord të paprekur në Champions 2023-24, 14 herë fituesi Real Madrid nis udhëtimin e tyre me eliminim direkt të martën në Leipzig. Los Blancos nuk patën asnjë problem të renditeshin të parët në Grupin C. Ndërsa skuadra e Marco Rose përfundoi e dyta në Grupin G, pas kampionit në fuqi Manchester City.

COPENHAGEN – MANCHESTER CITY

Pas shënimit të golit që e çoi Copenhagen në fazën eliminatore në dëm të Galatasaray, mesfushori Lerager, u përjashtua nga fusha për dy kartonë të verdhë, që e lënë 30-vjeçarin jashtë ndeshjes së parë, duke qenë i pezulluar. Rasmus Falk, Viktor Claesson dhe 19-vjeçari Oscar Hojlund – vëllai i Rasmus Hojlund të Man United – janë të gjitha opsionet për të zëvendësuar Lerager. Mesfushori është i padisponueshëm, ashtu si të dëmtuarit Davit Khocholava (gjuri) dhe Theo Sander (gjuri). Ndërsa dëmtimi muskular i Birger Meling e bën në dyshim edhe mbrojtësin e majtë.

Ish-portieri i Arsenal, Alex Runarsson dhe i huazuari nga Nottingham Forest, Scott McKenna, janë të dy titullarë te Copenhagen, që nga ardhja e tyre në janar. Sytë do të jenë të përqendruar edhe te 18-vjeçari i talentuar Roony Bardghji, shënuesi i golit të katërt për skuadrën e tij në ndeshjen spektakolare me Man United.

Ndërsa Copenhagen ka një sërë dyshimesh për të menaxhuar, Man City udhëton në kryeqytetin danez pa asnjë lojtar të vetëm të lënduar ose të pezulluar. Sidoqoftë Ruben Dias është ndëshkuar dy herë në fazën e grupeve dhe për këtë arsye do të humbasë ndeshjen e dytë nëse merr një tjetër të verdhë. Rreziku i skualifikimit të portugezit do të ketë pak ndikim në përzgjedhjen e teknikut Guardiola. Sidoqoftë, pas hyrjes në lojë të “Pep ruletës” kundër Everton, disa ndryshime duhet të priten në radhët e kampionëve në mesjavë.

Lexo më tej: Video/ Haaland kthehet i frikshëm: Manchester City thyen 2-0 Everton dhe për momentin është i pari

Kyle Walker, Bernardo Silva dhe Kevin De Bruyne duhet të kthehen të gjithë në lojë pasi hynë në ndeshjen e së shtunës si zëvendësues. Ndërsa një Haaland i rigjallëruar do të udhëheqë sulmin pasi arriti 50 gola në 50 starte në Premier League, një rekord i ri në kompeticion.

FORMACIONET E MUNDSHËM

Copenhagen:

Grabara; Ankersen, Diks, Vavro, Jelert; Goncalves, Falk, Claesson; Elyounoussi, Bardghji, Achouri

Manchester City:

Ederson; Walker, Dias, Stones, Gvardiol; Silva, Rodri, De Bruyne; Doku, Haaland, Foden

LEIPZIG – REAL MADRID

Trajneri i Leipzig, Rose, është i bekuar me një kontigjent pothuajse tq plotë lojtarësh për të zgjedhur të martën. Amadou Haidara humbi barazimin me Augsburg për shkak të një dëmtimi të vogël në gju dhe është një dyshim i madh për gjermanët. Dyshja e mbrojtjes Mohamed Simakan dhe Benjamin Henrichs duhet të bëjnë kujdes këtë mesjavë, pasi të dy janë vetëm një karton larg skualifikimit me një ndeshje në Champions. Të dy kanë qenë titullarë në të gjashtë ndeshjet e fazës së grupeve dhe duhet të rikthehet nga minuta e parë këtu.

E njëjta gjë mund të thuhet për Castello Lukeba, megjithëse kapiteni Ëilli Orban – i cili humbi të gjithë fazën e grupit për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju – tani është duke udhëhequr sërish prapavijën e Roten Bullen. Në mendimin e Rose ai do të jetë me një rol titullari, duke pasur parasysh eksperiencën e tij në Champions League.

Real Madrid është gjithashtu në ankth për gjendjen fizike të një prej mesfushorëve të tij më të mirë. Në fakt, shqetësimi i Blancos është i një profili shumë më të lartë, pasi Bellingham u detyrua të largohej nga fusha kundër Gironas me një ndrydhje në kavilje vetëm pak çaste pasi shënoi golin e tretë për skuadrën e tij. Ancelotti refuzoi të përjashtonte Bellingham nga transferta në Leipzig, por sidoqoftë Brahim Diaz duhet të përgatitet për t’u paraqitur në rolin e numrit 10. Antonio Rudiger nuk do të kthehet në kohë për ndeshjen, pas problemit të pësuar në kofshë.

Megjithatë, rikthimi i pritshëm i Nacho Fernandez nga një problem muskulor do të thotë që Real do të ketë të paktën një qendërmbrojtës të rolit në dispozicion për ndeshjen e parë. Ndërsa Eder Militao, David Alaba dhe Thibaut Courtois do të shikojnë të gjithë të pafuqishëm edhe një herë.

FORMACIONET E MUNDSHËM

RB Leipzig:

Gulacsi; Simakan, Lukeba, Orban, Raum; Olmo, Schlager, Kampl, Simons; Sesko, Openda

Real Madrid:

Lunin; Carvajal, Tchouameni, Nacho, Mendy; Valverde, Kroos, Camavinga; Diaz; Vinicius Jr, Rodrygo

Champions League Round of 16

21:00 FC Copenhagen – Manchester City

21:00 RB Leipzig – Real Madrid



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *