• |
ide | kryesore

Video/ Haaland kthehet i frikshëm: Manchester City thyen 2-0 Everton dhe për momentin është i pari

Sport, Video
Haaland



Manchester City mposhti 2-0 Everton në javën e njëzet e katërt të Premier League dhe u rikthye provizorisht në krye të tabelës. Fitorja e gjashtë radhazi në kompeticion për të besuarit e Guardiolës, që u vendos nga një dygolësh i Erling Haaland. Norvegjezi theu agjërimin, që zgjaste që nga 25 nëntori, me një të djathtë të fuqishme në minutën e 71′. Pastaj numri 9 mbylli ndeshjen në fund falë një asisti të Kevin De Bruyne.

Pak emocione në gjysmën e parë të lojës. Pas përplasjes së ashpër mes Godfrey dhe Ederson në minutën e 10′, skuadra e drejtuar nga Guardiola u mundua të gjente boshllëqe në organizimin mbrojtës të kundërshtarit. Citizens u mbështetën te Doku, i cili megjithatë nuk arriti tua servirte topin fitues shokëve të skuadrës. Me kalimin e kohës, City filloi të krijonte hapësira për veten, por në fishkëllimën e fundit rezultati mbeti 0-0.

Lexo më tejManchester City dominon Globe Soccer Awards 2023: Haaland, Guardiola e Citizens më të mirët

Ndeshja nuk tregoi shenja zhbllokimi edhe në fillimin e pjesës së dytë. Manchester City provoi kartën De Bruyne nga pankina për të gjetur zgjidhje më sulmuese. Në minutën e 71′ Haaland shënoi golin vendimtar, në kthesë, në zhvillimet e një goditje nga këndi. Skuadra nga Liverpool provoi të përgjigjej me Beto, për të reaguar ndaj golit. Shpresat e tyre u shuan nga De Bruyne që frymëzoi golin e dytë të qendërsulmuesit norvegjez në minutën e 85′. Haaland mposhti sërish Pickford, duke çertifikuar rezultatin përfundimtar 2- 0 (në kohën shtesë belgu humbi mundësinë për tris). Kështu Manchester City ngjitet në 52 pikë në renditje, ndërsa Everton mbetet i treti nga i fundit me 19 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *