• |
ide | kryesore

Kërcimi në akrobaci i Haaland, bën një gjysëmkthesë në lartësi monstruoze: “Ka superfuqi”

Sport
Haaland



Manchester City pothuaj e ka në xhep kualifikimin në çerekfinale të Champions falë fitores 3-1 me Copenhagen. Erling Haaland nuk arriti të shënonte, por mori kopertinën e mbrëmjes për arritjen e tij akrobatike. Norvegjezi bëri një kërcim ‘marsian’ për të goditur topin në një gjysëmkthesë.

De Bruyne, Bernardo Silva dhe Foden ishin autorët e golave që thyen krenarinë e danezëve dhe e shndërruan kthimin për kampionët në fuqi në një formalitet. Por ishte skandinavi ai që la pa frymë kundërshtarët, shokët e skuadrës, publikun në tribuna dhe ata në shtëpi. Ndjesia ishte se ai kishte fluturuar, rrinte pezull në ajër i mbështetur nga kushedi se çfarë force jetike. “Ai dukej si lojtar i NBA-së”, kështu e komentoi Billy Costacurta për Sky-in këtë gjest atletik.

Lexo më tejGuardiola e konsideron më të mirin: “As Messi e CR7 në moshën e tij nuk kishin numrat e Haaland”

Kishte gjithçka në atë veprim: koordinim, forcë fizike, fuqi në ngritje dhe ndjenjë pozicionimi, aftësi për të ndjerë momentin e duhur dhe për të kuptuar drejtimin e topit. “Nëna ime! Ai ka një shpejtësi vërtet unike ekzekutimi”, ishte komenti i ish-teknikut Fabio Capello. E nuk ka rëndësi që shënjestra dhe trajektorja nuk ishin ato më të mirat (topi përfundoi lart mbi portë), por është e pamundur të mos e admirosh atë përpjekje.

Sa kërceu Haaland nga toka? Në llogaritë e bëra nga specialistët në studion e rrjetit satelitor ai ka goditur topin me këmbën e majtë 2.34 metra nga toka. Një veprim monstruoz që kujton atë që bëri Cristiano Ronaldo në vitin 2018, kur, pas një asisti të Carvajal, u ngjit në qiell dhe arriti pikën e goditjes në 2.38 metra, duke shënuar atë gol historik që rrëmbeu duartrokitjet e publikut torinez, i cili do ta mirëpriste si bardhezi disa muaj më vonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *