• |
ide | kryesore

Guardiola e konsideron më të mirin: “As Messi e CR7 në moshën e tij nuk kishin numrat e Haaland”

F1, Sport
Guardiola



“Kur mbërrita tetë vjet më parë, pata ndjesinë se ‘ndoshta ky kompeticion ishte shumë për ne’. Tani i gjithë klubi beson se ne mund tja dalim, kjo është trashëgimia më e mirë që i lëmë klubit”. Në vigjilje të ndeshjes së parë të 1/8 të Champions League kundër Copenhagen, Pep Guardiola foli kështu në konferencën për shtyp: “Jemi të lumtur që jemi këtu, ndeshja e parë e 1/8 është gjithmonë e vështirë sepse mund të mos kesh ritmin. Copenhagen nuk luan një ndeshje zyrtare nga 12 dhjetori do të thotë se janë të uritur për të garuar, se janë të freskët në këmbë dhe në kokë. Kanë pasur shumë ditë për t’u përgatitur dhe shpresojmë të jemi në një nivel të mirë”.

Lexo më tejCity kthehet të ushtrojë pushtetin në Champions: nis faza me eliminim direkt, në fushë edhe Real Madrid

“Ne kemi nevojë për një rezultat të mirë në mënyrë që ta mbyllim në Manchester – shtoi Guardiola, i cili gjithashtu komentoi për kthimin e Haaland te goli -. Ne kurrë nuk duhet të bëjmë presion mbi Erling të tipit ‘duhet të shënoni për ne’. As Messi apo Cristiano Ronaldo nuk i kishin këto shifra në moshën e tij. Ai është ambjentuar shumë mirë, unë kam një grup të jashtëzakonshëm lojtarësh që dinë të mirëpresin lojtarë të rinj dhe Erling gjithashtu ka mundur ta konstatojë këtë”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *