• |
ide | kryesore

“E kam vendosur”. Mbappé i komunikoi lamtumirën drejtuesve të PSG: në Paris me parametër zero

Sport
Mbappé


Au revoir, Paris! Kylian Mbappé ka marrë vendimin e tij dhe këtë herë nuk do të ketë ndërhyrje të jashtme për ta bërë të ndryshojë mendje. Në fund të sezonit sulmuesi do t’i japë lamtumirën PSG-së, në transfertë të lirë. Kampioni i klubit parisien e njoftoi pronarin Nasser Al-Khelaifi për synimin e tij të ardhshëm. Kylian konfirmoi kështu një vendim që kishte kohë që ishte në ajër. Mbappé, në fakt, vendosi të mos ushtronte klauzolën e rinovimit automatik të kontratës, që do t’i sillte rritje rroge dhe bonus nënshkrimi. Real Madrid është në të ardhmen e tij.

Në fillim të sezonit, ai që mund të jetë (dhe do të jetë) i fundit i tij me fanellën e PSG-së, Kylian Mbappé u zotua të njoftojë personalisht Nasser Al-Khelaifi për vendimin e tij për ushtrimin e klauzolës së rinovimit automatik ose e kundërta. E kështu ndodhi. Ylli i PSG-së e informoi pronarin e klubit për vendimin për të mos vazhduar së bashku. Në këtë mënyrë, për rrjedhojë, ai do të lirohet me parametër zero në fund të sezonit. Sidoqoftë, ai tashmë mund të negociojë detajet e së ardhmes së tij me Real Madrid.

EDHE REAL MADRID NUK NDIHET I SIGURTË

Vitet e fundit, klubi i Florentino Perez ka qenë gjithmonë në pole position dhe shumë i kujdesshëm në vlerësimin e situatës së Mbappe te PSG. Megjithatë, ylli i kombëtares franceze nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për ekipin e tij të ardhshëm. Kontaktet e para me Blancos nuk është se kanë gjetur kënaqësi të plotë në stafin e lojtarit. Oferta e Real Madrid, në fakt, do të ishte e ngjashme me atë të vënë në tryezë në verën e vitit 2021, kur Mbappé ishte një hap larg veshjes së fanellës së Los Blancos.

Lexo më tej: Mbappé lë ‘besnikërinë’ në Paris: për Real sulmuesi heq dorë nga 80 milionë e ul edhe pagën

Pavarësisht largimit me parametër zero, megjithatë, ndarja me Mbappe do të kursejë rreth 80 milionë euro në arkat e PSG-së. Shkak është një klauzolë e pranishme në kontratën aktuale.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *