• |
ide | kryesore

Mbappé lë ‘besnikërinë’ në Paris: për Real sulmuesi heq dorë nga 80 milionë e ul edhe pagën

Sport
Mbappé



Kylian Mbappé ka zgjedhur Real Madrid. Në Spanjë dhe Francë nuk kanë më asnjë dyshim për këtë çështje dhe diskutimet tani janë fokusuar në detajet ekonomike që lidhen me transferimin. Kontrata e tij skadon në qershor, sulmuesi së shpejti duhet t’i komunikojë zyrtarisht PSG-së synimin e tij për të mos rinovuar kontratën. Pastaj ai duhet të duhet të respektojë paktin e bërë personalisht me presidentin e PSG Nasser Al-Khelaifi. Në mënyrë të detajuar, në rast të një transferimi zero te Real Madrid, Mbappé në fakt ka premtuar se do të hiqte dorë nga bonusi i besnikërisë prej 80 milionë euro që Parisi duhet t’i paguajë në fund të këtij sezoni. Një heqje dorë e rëndësishme, e cila së bashku me një pagë më të ulët, nënvizon dëshirën e madhe të lojtarit për t’u transferuar në Madrid.

SAKRIFICA PËR TË LUAJTUR NË BERNABEU

Edhe pse ende nuk ka asnjë lajm apo njoftim zyrtar, në Spanjë janë të bindur në suksesin e kalimit të Kylian nën urdhërat e Carlo Ancelotti. E përshtypja është se situata mund të zgjidhet në javët e ardhshme. Ajo që e bind Mbappé të shkojë te Real Madrid, më tepër, nuk është oferta financiare më e lartë se ajo e PSG-së. Përkundrazi. Pas një bonusi të madh të nënshkrimit të kontratës, në Madrid sulmuesi francez duhet të marrë një pagë fikse më të ulët se 72 milionë euro të vendosura në tavolinë nga PSG. Detaje që përvijojnë pjesë-pjesë enigmën e negociatave me merengues dhe që, kombinuar me shkëmbimet e vazhdueshme pozitive mes Real Madrid dhe stafit të lojtarit, sugjerojnë ardhjen e afërt të zyrtarizimit të shumëpritur.

Lexo më tej: PSG humbet yllin e tij, Mbappé te Real Madrid: “Vendimi i tij është marrë”

PLANET E PSG

Sa i përket PSG, në pritje të komunikimeve zyrtare nga Kylian, ata kanë filluar të planifikojnë për të ardhmen. Me shansin e pamundur që francezi të vendosë në mënyrë sensacionale të mbetet në Paris, për momentin, Al-Khelaifi po studion një strategji agresive në merkato për të zëvendësuar Mbappé. Përveç sjelljes së një lojtari të kalibrit të Victor Osimhen apo Rafael Leao në Paris, synimi i PSG ka ndërmend të investojë menjëherë shumën e kursyer mes pagës së Kylian dhe bonusit të besnikërisë për të bërë dy lëvizje të tjera të rëndësishme: një në mbrojtje dhe tjetrin në mesfushë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *