• |
ide | kryesore

INTERPOL nxjerr urdhër-arreste ndërkombëtare për të gjithë terroristët e Banjskës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se selia qendrore e INTERPOL-it e ka njoftuar se janë futur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtare të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ministri tha se ky është një hap i rëndësishëm dhe si i tillë ka efektin e plotë atëherë kur Serbia e cila sipas tij është duke strehuar dhe akomoduar terroristët, i dorëzon tek autoritet e Kosovës për t’u përgjigjur para drejtësisë.

“Llogaridhënia për organizimin dhe realizimin e sulmit terrorist të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë Rreshter Afrim Bunjaku është e domosdoshme. Ndëshkimi për urdhërdhënësit, organizatorët dhe ekzekutuesit e këtij sulmi duhet të ndodhë sa më parë, si garancë e mos përsëritjes së akteve të ngjashme terroriste”, shkroi Sveçla.

Më 6 dhjetor të vitit të kaluar, INTERPOL-i pati lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për terroristin Milan Radoiçiq, i cili pati deklaruar se e kishte udhëhequr sulmin terrorist të 24 shtatorit.



1 Comment

  1. Po e vertet eshte por…prokurori Blerim Isufi nuk merret me ngjarjen,as ni fjale,as ni reagim nga kuinti,as opozita,per dinarin do ndizet lufta e trete botrore…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *