• |
ide | kryesore

Video/ Fantastike, Dudaev kampion Europe për Shqipërinë, Abakarov tenton medaljen e artë nesër

F1, Sport, Video
Dudaev



Performancë monumentale e dy mundësve që garojnë për Shqipërinë, Islam Dudaev dhe Zelimkhan Abakarov. Në peshën 65 kg Dudaev është shpallur kampion Europe në kampionatin Europian që po zhvillohet në Bukuresht të Rumanisë. Të njëjtën arritje ka mundësi ta përsërisë mundësi tjetër kuqezi Abakarov, që do të garojë në finalet e peshës 61 kg.

Dudaev ka fituar pak më parë në finalen e stilit të lirë deri në 65 kg përballë rusit Gadzhimurad Rashidov. Një ndeshje shumë e fortë, në të cilën mundësi kuqezi ka siguruar një triumf historik me rezultatin 2-1. Dudaev i dhuron Shqipërisë medaljen e artë në Europianin e Mundjes, ndërsa tani pritet me ankth nesër edhe Abakarov.

Abakarov ka siguruar finalet e Kampionatit Europian të Mundjes, duke fituar radhazi tre ndeshjet e tij që i siguruan minimalisht medaljen e argjendtë. Sidoqoftë, nesër, në peshën 61 kg, mundësi kuqezi do të tentojë medaljen e artë në stilin e lire.

Lexo më tejMundësi shqiptar, kampion bote në Beograd: Abakharov mposht amerikanin e feston me flamur

Abakarov mundi në ndeshjen e parë moldavin Mezhlum Mezhlumyan me rezultatin e pastër 9-0. Ndeshja e dytë, ndaj gjeorgjianit Shota Phartenadze ishte më e luftuar, por mundësi ynë trimfoi 7-5. Në ndeshjen e tretë, pastaj, atë që i siguroi finalen, nuk pati histori. Abakarov dominoi 10-0 gjermanin Niklas Stechele.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *