• |
ide | kryesore

Shpjegimi/ Pse u përça Gjykata Kushtetuese për marrëveshjen Rama-Meloni

Arkiva, Kryesore, Lajme



Për të kuptuar thelbin e përplasjes mes gjyqtarëve të Kushtetueses, që u ndanë 5 me 4 për marëveshjen e refugjatëve Rama-Meloni (Protokolli për Migracionin) duhet marrë parasysh një detaj që zbulohet për herë të parë në arsyetimin e zbardhur këtë të hënë.

Në datën 23 maj të vitit të kaluar ambasadorit italian Fabricio Bucci i drejtohet me një notë verbale sekretarit të përgjithshëm të Ramës, Ëngjëll Agaçit, me të cilën i bën të ditur nisjen e veprimeve për një marrëveshje të mundshme në lidhje me emigracionin. Kjo datë përbën edhe nisjen zyrtare të negociatave mes dy vendeve.

Kjo është edhe periudha kur Rama shtrëngoi fort pas vetes Xhorxhia Melonin gjatë një samiti në Moldavi, ku i dha një të puthur në mes të politikanëve të tjerë.

Gjashtë muaj më vonë, në datën 6 Nëntor, shqiptarët mësuan papritur ekzistencën e marrëveshjes Shqipëri-Itali, të cilën Rama e firmosi në Romë me Melonin për strehimin e 3 mijë refugjatëve në Shëngjin dhe në Gjadër. Ndërkohë negociatat kishin muaj që vazhdonin në fshehtësi mes dy vendeve.

Marrëveshje ndërkombëtare pa plotfuqinë e presidentit

Natyra okulte me të cilën bisedohet paraprakisht pakti mes dy shteteve është shumë e rëndësishme për të kuptuar vështirësitë ku u gjendën anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Sepse bisedimet sekrete i duhen Edi Ramës për të përfituar në këmbim nga qeveria e Melonit favore që i shkojnë për shtat egos të tij personale dhe objektivave politike në raport me pushtetin brenda vendit. Për pasojë, Ramës i duhet të shmangë nga negociatat presidentin e republikës, si një burokraci e tepërt, që mund t’i shkaktojë nxjerrjen e sekretit të bisedimeve.

Rreziku që negociatat me Italinë të bëheshin publike, por edhe një lloj shpërfilljeje përsonale ndaj Bajram Begajt ka bërë që Rama të mos e kërkojë plotfuqinë nga presidenti. Por ky është një akt që ia imponon Kushtetuta. Në vitin 2012, mungesa e plotfuqisë ishte një ndër argumentat kryesorë që rrëzoi marrëveshjen e detit me Greqinë gjatë kohës kur kryeministër ishte Sali Berisha. Më vonë, kur president ishte Ilir Meta, ishte presioni për plotfuqinë që zvarriti riformulimin e të njëjtës marrëveshje me Greqinë, kur ministër i jashtëm ishte Ditmir Bushati.

Pikërisht këtë mungesë të plotfuqisë nga presidenti në marrëveshjen Rama-Meloni, shfrytëzuan 30 deputetë të opozitës kur e ankimuan marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese. Ata arsyetuan se sipas nenit 121 të Kushtetutës, marrëveshja ka të bëjë me territorin (haësirat në portin e Shëngjinit dhe në Gjadër) dhe me të drejtat e njeriut (rasti i refugjatëve që do të izolohen brenda në kamp), prandaj marrëveshjes i duhej plotfuqia e presidentit.

Për t’u theksuar është se vetë presidenti Bajram Begaj nuk iu përgjigj Gjykatës Kushtetuese, e cila i kërkoi materiale në lidhje me këtë çështje. Si në raste të tjera kur i duhet të ballafaqohet me Ramën, Begaj merr trajtat jovertebrore dhe i regjistron vetes një rekord tjetër depersonalizimi.

Pretendimi se marrëveshja është antikushtetuese

Neni 121 i Kushtetutës, që ka të bëjë me marrëveshjet ndërkombëtare përcakton se

“Ratifikimi dhe denoncimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Republika e Shqipërisë bëhet me ligj në rastet kur ato kanë të bëjnë me:

a) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake;

b) të drejtat dhe liritë e njeriut, si edhe detyrimet e shtetasve, siç parashikohen në
Kushtetutë;

Deputetët e opozitës thonë se marrëveshja Rama-Meloni ka të bëjë me territorin dhe me të drejtat e njeriut. Duke qenë se i prek këto dy koncepte që përmenden në pikën a) dhe b) të nenit 121 të Kushtetutës atëherë kjo është një marrëveshje ndërkombëtare që kërkon plotfuqinë e presidentit.

Sipas opozitës, hapësira territoriale në Shëngjin dhe në Gjadër është pjesë e kësaj Protokollit të Migracionit. Përveç kësaj meqënëse refugjatëve afrikanë u preken të drejtat dhe liritë e njeriut duke u mbajtur mbyllur në kamp, atëherë sërish kemi të bëjmë me një marrëveshje ndërkombëtare, për të cilën duhej të ishte marrë plotfuqia e presidentit.

Dhe meqënëese Rama e pranon se nuk e ka marrë plotfuqinë e Begajt, atëherë thonë deputetët e opozitës, marrëveshja është antikushtetuese.

Këtu nis edhe përçarja mes gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Shumica e gjykatësve: Italianët nuk e cënojnë territorin shqiptar

Gjatë gjithë këtyre muajve, opinioni publik në Shqipëri dhe Itali, Këshilli i Europës, organizma ndërkombëtare si Amnesty International kanë folur kaq shumë për pikëpyetjet që ngrihen në menaxhimin e territorit në kampin e refugjatëve në Gjadër dhe për cënimin e të drejtave të refugjatëve afrikanë që do të duhet të qëndrojnë në një lloj kampi-burg. Dukshëm, dy çështjet që preken janë menaxhimi i territorit dhe cënimi i të drejtave të njeriut.

Por për 5 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, Fiona Papajorgji, Sandër Beci, Gent Ibrahimi dhe Marjana Semini marrëveshja nuk ndryshon asgjë as për territorin e Shqipërisë dhe as për të drejtat e refugjatëve afrikanë.

Interesant është arsyetimi i gjykatësve për moscënimin e territorit shqiptar që u jepet italianëve. Pesë gjykatësit thonë se nuk do të ketë cënim të territorit apo të sovranitetit, përderisa kur italianët të ikin, territori i Shqipërisë do të mbetet i njëjtë.

Por pesë gjykatësit të cilët u duhet të gjejnë medoemos një arsyetim që e “noterizon” marrëveshjen e Ramës me Melonin, bëjnë një kapërcim logjik shumë të guximshëm kur trajtojnë konceptin e moscënimit të juridiksionit të territorit.

Dihet se për sa kohë do të jenë brenda në kamp, refugjatët afrikanë do t’i binden ligjeve italiane dhe autoriteteve italiane. Atëherë si ta justifikojnë këtë cënim të territorit anëtarët e gjykatës Kushtetuese?

E thjeshtë! Përderisa Shqipëria dhe Italia,  kanë pranuar të respektojnë Konventën e të Drejtave të Njeriut dhe vendimet e Gjykatës së Strasburgut atëherë ligjet e dy vendeve thjesht plotësojnë njëri-tjetrin në kampin e Gjadrit.

“Në thelb, Protokolli për Migracionin synon t’u ofrojë migrantëve mundësi qëndrimi në një zonë të mbrojtur dhe të sigurt, sipas një sistemi të plotë rregullash normative, të pranuar në nivel ndërkombëtar si nga shteti shqiptar, ashtu edhe nga shteti italian” arsyetojnë shumica e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

Me këtë logjikë, nëse kryeministri Rama firmos nesër një marrëveshje me një qeveri tjetër të një vendi të Bashkimit Europian që i jep nën kontroll institucionet shqiptare dhe territorin e Shqipërisë për një kohë të caktuar, atëherë gjithçka është brenda normave kushtetuese, përderisa Shqipëria me vendet e BE kanë nënshkruar të njëjtat konventa dhe pranojnë të njëjtin sistem rregullash.

Mendimi i pakicës: Marrëveshja anti-kushtetuese

Sqarimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen Rama-Meloni përmban edhe mendimin e pakicës, që arsyeton se pakti bie ndesh me kushtetutën. Sipas Marsida Xhaferllarit, Sonila Bejtes dhe Ilir Toskës. tre gjykatësit thonë se nuk qëndron mendimi i qeverisë se thjesht iu dha Italisë në përdorim një pronë e caktuar.

Sipas tyre “Protokolli për Migracionin është një marrëveshje ndërkombëtare, që i mundëson Republikës së Italisë t’i trajtojë kërkesat e azilkërkuesve në një vend të tretë, ndaj qartësisht lidhet me regjimin ndërkombëtar të mbrojtjes së refugjatëve”. 

Por tre gjykatësit thonë se para se t’i mundësojë Italisë trajtimin e refugjatëve, Shqipëria ka detyrimet e saj për respektimin e konventave ndërkombëtare që ka nënshkruar. Ndaj vetë Shqipëria nuk duhet ta pranojë këtë trajtim, pasi “mbajtja mbyllur e migrantëve në zona të territorit shqiptar, ku legjislacioni shqiptar nuk zbatohet dhe ku autoritetet shqiptare nuk lejohet të hyjnë dhe të veprojnë, paraqet një problematikë të pastër kushtetuese që lidhet me të drejtat themelore të migrantëve që do të strehohen në ato zona”.

Kundër marrëveshjes është shprehur edhe gjykatësja Elsa Toska që arsyetimin e saj ia ka bashkangjitur shpjegimit që publikoi sot Gjykata Kushtetuese.

“Shteti shqiptar,-shkruan Toska,- brenda territorit të tij fizik i ka dhënë juridiksion shtetit italian, dhe në këtë kuptim ky Protokoll është marrëveshje, e cila i përket kategorisë së marrëveshjeve të parashikuara nga neni 121, pika 1, shkronja “a”, të Kushtetutës”

“Plotfuqia nuk duhej të ishte lëshuar nga Ministria për Punët e Jashtme pas autorizimit të dhënë nga Kryeministri, por nga Presidenti i Republikës, si autoriteti i vetëm kushtetues për lëshimin e plotfuqisë, sipas Kushtetutës dhe jurisprudencës kushtetuese” vazhdon Toska.

Edhe pse pakicë, gjykatësit e Kushtetueses ngrenë zërin se aktet e kryeministrit në raport me marrëveshjen e refugjatëve janë “përbëjnë cënim të kompetencave të Presidentit të Republikës”, por vetë presidenti ende nuk ka folur.

Njësoj si pesë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Begaj është pjesë e atij ansambli burokratësh që ka vendosur t’i përgjigjet Ramës vetëm kur i duhet të noterizojë vendimet e tij.

Kryeministri Edi Rama asnjëherë nuk ka qenë i shqetësuar për vendimin e gjykatës kushtetuese. Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, kur italianët mbajtën frymën, sepse gjykata jonë kushtetuese pezulloi marrëveshjen, Rama i qetësoi personalisht.

Ai udhëtoi drejt Italisë në një aktivitet partiak të “Frateli d’Italia” dhe i tha Melonit: “Presim me qetësi vendimin dhe më pas punojmë së bashku. Brenda marsit është koha limite por unë jam besimplotë se vendimi do të merret shumë më shpejt, pasi është një marrëveshje shumë e rëndësishme mes dy vendeve dhe dy qeveritë duhet të dinë nëse duhet të vijojnë apo jo, pa humbur kohë”./Lapsi.al



17 Comments

  1. saliu shkoi nne Afrike dhe firmosi futjen e shqiperise ne Organizaten e vendeve islamike.
    A thua pyeti per kuvend apo president apo gjykate.As qe pordhi fare dhe e ktheu shqiperine ne strehim per terroristat.

    1. Po more Shoku Fran shkoi Saliu po nuk solli asnje Afrikan a Sirian e Avgan siç e mbushi ky i gjati juaj Lideri Global dil dhe priti ne Rinas Afrikanet e uroji Mireseardhjen ne Albanistan….

    1. E çfarë noterinë thuaj …?! Si ato tipike ku firmat nëpër akte i ve sekretarja noterit sepse ai shumë i zënë me trajnime jashtë vendit….. 😜

  2. “Ky edhe i ka premtuar që për ty marr Kallashin edhe i thotë nesër eja merr Kallashin. Baca dhe mund ta marrë por deri në wc ka leje të shkoj me të”.Rezultati i ndeshjes 5-4 fitorja nuk diskutohet,por ju shpellkare e maloke te cecenit serbit salih vazhdoni e masturboheuni me njeri tjetrin

    1. Te qifshin Maloket ne Bythe e ska per te bo dermon as Doktori masanej e dhjefsh nga goja masanej o Burrkurve

      1. Breçani vuan nga klaustrofobia, frika nga vendet e mbyllura,ti qytekar ketu lart ky kushuriri trim i salihut ka filluar te shurroj ne brek nga frika por ti si shpellkar e Qytekar i salihut shko zevendeso ne proteste brecanin dhe e rrezuat regjimin

        1. Po mor te shkerdhefsha ate rracen o i pa emer i ores 12:59 Mamin ,Motren, Grune e ça te mban pragu i shpise e rracen tate te Gojores

  3. Ky pra është shteti shqiptar!
    Një hiç, një lëtyrë në këmbët e të huajve…
    Një letër higjenike me të cilën fshihet çdo kryeministër i radhës.
    Dhe pavarsisht kësaj dalin përnatë në televizione e media qindra impotentë mendorë që na flasin për vjetërsinë tonë dhe faktin që gjithë bota ka mësuar nga ne.!!!!!
    Pavijon i të sëmurëve mendorë!

    1. shqiptaret jane te perdorur, shfrytezuar dhe te neperkembeur nga klasa sunduese e ardhur ne pushtet ne 1945. varferimi i skajshem ne izolim ne diktature ka si efekt perkuljen e kurrizit edhe me shume. 50 vjet u shtyp u keqperdor u cua ne ka,mpe internimi , u la ne fshat, u burgos, u la pa buke, cdo gje triske, duhej pasaportizim, duhej e drejte e shkolle, autorizim per frigorifer, per televizor, dhe shtro kurrizin ne aksion , pune vullnetare , mos fol, mos hap goje se te pret burgu familjarisht, dhe po te vdesesh varrosej njeriu ne varrezat e burgut deri sa te mbarosh burgun!!!!! me keto metoda u mbajt pushteti 50 vjet , me gjykata me prokurori me sigurim , me ambasade jugosllav,e sovjtetike, kineze etj

      tani nen regjimin e rames, ka gjykata ka skap ka policine dhe bandat , si dhe me mbeshtetjen e sorros lobuesve amerikane apo vellait erdoanit , dhe tani tu i bo nder melonit , dhe shqiptaret kane buke por skane leke te hane, ska nevoje per autorizim per apartament, por skane leke ta blejne, mund te flasin por nuk e rru njeri se ca thone, dhe disave qe mund tu degjohet i con skapin si berishes, qynos, lapsit, etj, , jan mbush burgjet plot, , shqiptaret vazhdojne te neperkemben, te keqperdoren te keqpaguhen te keq qeverisen do ishte mire , por vidhen vidhen dhe vetem vidhen dhe grabiten. dhe kane mare rruget e europes

      anetaret e gjykates kushtetuese jane te gjithe nen urdhrat e rames sic ishin ne diktature nen urdhrat e enverit. , por nese enveri kishte struktura te betuara dhe bazohej ne nje ideologji , rama eshte komplet bastard vari karin qe te gjithe e lene ne balte ne momentin me te pare.

    1. do besh pis peshtymen, , jane uturak personal i rames, sa here i dhihet rames ne gjykate kushtetutes ka 5+3 anetare per te dhjere ne goje te tyre

  4. Është sigurisht plotësisht e drejtë që në një sistem demokratik të bëhet gjithshka e mundur për barazinë gjinore, veçanërisht për të mos diskriminuar gjininë femërore.
    Besoj se në Shqipëri, sa i takon pjesmarjes së femrave në pozicione shtetërore, kjo kërkesë jo vetëm që është plotësuar , po kaluar dy me një në favor të femrave.
    Po shohim se ndër 9 gjykatës që përbëjnë instutucionin më të lartë të drejtësisë, Gjykatën kushtetuese, kemi vetëm tre meshkuj e gjashtë femra, pra dyfishin.
    I njejti raport është edhe me këshillin e ministrave.
    Ministret femra janë bile më shumë se dyfishi i ministrave meshkuj.
    Nëse në mediat europiane e amerikane do të pasqyrohej ky realitet “amazonik” i qeverisjes, lexuesit e tyre do të bëheshin kurioz se cili qenka ky lider i Shqipërisë që i respektokërka femrat më shumë se cilido lider tjetër në botë.
    Por a thua të jetë e vërtetë se kryeministri shqiptar Rama, është shquar për respekt të veçantë për gjininë tjetër ?
    Në fakt është krejtë e kundërta.
    Nuk e dijmë se si e trajton ai bashkëshorten aktuale për të cilën publikisht e pranon se është “gjysma më e mirë e jetës sime”, por ama dijmë se ai ka keqtrajtuar shumë gra në jetën e tyre, e për gruan e parë që kaloi deri në traumë psiqike, ka bërë akuza monstruoze, të paktën të themi sipas shkrimeve të gazetarit Ymer Baze, që ka hapur dosjen e një gjyqi për ate ngjarje.
    Pa pasur. fare nevojë të lexojmë shkrimet e Meros, kemi parë livë në evenimente e ngjarje të përditëshme, ku Rama i trajton me harbutëri femrat, nisur nga fiksacioni që i ka krijuar vetes se medemek të gjitha femrat shqiptare “ngordhkan” për te e bile ju bën thirrje të hapura që të “tradhëtojnë” burrat e tyre demokratë” e të votojnë për te.
    Në mënyrën më harbute e fare hapur, në takimet që bën me qytetarët, i ofendon burrat duke ju thënë nuk dua tju dëgjoj ju, po dua të dëgjoj vetëm gratë tuaja.
    Përse e bën këtë e përse e ka mbushur qeverinë me gra ministresha apo Gjykatën kushtetuese me gra ?
    E bën nga respekti për këtë gjini apo e kundërta, nga mendimi fiks në kokën e tij se gratë mund ti tremb më kollaj se burrat ngaqë janë biollogjikisht më të brishta se meshkujt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *