• |
ide | kryesore

Ushtroi dhunë dhe kërcënoi me sëpatë familjarët, vihet në pranga 46-vjeçari në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një 46-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Tiranë, pasi ushtroi dhunë ndaj familjarëve dhe i kërcënoi se do t’i vriste me mjet prerës (sëpatë). Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mark Bajraktari”, në kryeqytet.

Policia bënë e dije se 46-vjeçari, F. H. ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait të tij, si dhe i ka kërcënuar me jetë. Mjeti prerës (sëpatë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *