• |
ide | kryesore

Çfarë e mundon Edi Ramën, të pathënat e asamblesë së PS

Arkiva, Kryesore, Lajme



“Asambleja e sotme ishte fotokopje e asaj te Xibraku…”Kështu tregoi për Lapsi.al një socialist që mori pjesë në takimin e sotëm online. I çuditur po aq shumë sa kushdo tjetër që dëgjoi për mbledhjen e thirrur me nxitim nga Edi Rama, ai foli për përsëritje të mesazheve e porosive që Rama la dy javë më parë.

Atëhere pyetja që me të drejtë shtrohet në këtë rast është kjo: Çfarë i duhej Edi Ramës një asamble tjetër 10 ditë më pas? Gjithçka ngjan të jetë një lëvizje e sforcuar propagandistike një ditë pas protestës së opozitës, ku dukshëm kishte një pjesëmarrje të gjerë në shesh.

Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar pasi kishte përfunduar protesta e opozitës dhe darka e Ramës me Erdogan në Ankara, në grupet në WhatsApp të socialistëve mbërriti njoftimi i beftë për asamblenë e ditës së sotme bashkë me linkun për pjesëmarrje online. Të pranishëm fizikisht në selinë e PS ishin vetëm drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Për t’i dhënë më shumë kuptim dhe paketim si gjoja takim i rëndësishëm, Rama detyroi edhe njëherë drejtuesit e qarqeve të raportonin nga fillimi për gjendjen e partisë në zonat e tyre, për organizatat socialiste, për anëtarësimet e reja dhe zgjedhjet e brendshme.

LEXO EDHE: Detajet/ Pse e fshikulloi Rama ish ministren Olta Xhaçka

Më pas doli vetë në selinë e PS para gazetarëve, jo rastësisht në orën 19:00 kur nisin edicionet informative të mbrëmjes, për të zaptuar gjithë ekranet me gjoja ngjarjen e madhe që po ndodhte në selinë rozë. Me zellin për t’i shërbyer pushtetit të tij, mediat i bënë pikërisht jehonën që Rama donte edhe pse në takimin e sotëm s’kishte as lajm, as ngjarje me rëndësi, asnjë element për t’u evidentuar.

Asambleja e sajuar sot me shpejtësi si fotokopje e shëmtuar e asaj të 11 shkurtit te Xibraku tregon për të disatën herë atë që e kemi thënë e stërthënë me mijëra herë përgjatë kësaj dekade, se Partia Socialiste është shndërruar në një ndërmarrje private të Edi Ramës dhe oborrit të tij. Është një parti që nuk përfaqëson më as vlerat e së majtës e ku s’ka ngelur më asnjë grimcë demokracie e brendshme.

I zënë disi ngushtë nga protesta e opozitës, Edi Ramës i duhej me patjetër një ngjarje e re politike për t’i treguar opinionit publik se edhe ai është i mobilizuar, i duhej kjo shfaqje me asamble socialiste për të sfumuar disi jehonën e protestës së mbrëmshme në bulevard.

LEXO EDHE: Asambleja/ Rama godet Erion Veliajn: “Je bërë si OJF”

Dhe si në çdo rast që kopja është më e shëmtuar se origjinali, edhe asambleja e sotme pas darkës me Erdoganin në Ankara, ishte më e shëmtuar se ajo që pamë te Xibraku 10 ditë më parë, ku socialistët hynin e dilnin kokëulur duke pritur me veshët hapur çdo të thoshte Edi Rama për akuzat e rënda të Arben Ahmetajt. Pa folur ai i pari, nuk guxon dot njeri në PS as të mendojë me kokën e vet e jo më të shprehet publikisht. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Deri me 20 shkurt 2024, Berisha ia ka prishur gjumin edvinit, dhe nga 20 shkurti do ta lejë pa gjumë duke e bërë të shtojë dozat e drogërave, gjë që do tia lehtësojë punën doktorit për ti dhënë një raport mjeksor afatgjatë!

    1. Edvini I zi I drogs,vuqiqit,korrupsjonit,inqeneratorit,asht ay qy vazhdon qy tall kokrrat me mediatiksat e upuzits.Mjaft ,edvin ,Rama ik Rama ik.Liri demokraci,liri demokraci ,posht komunizmi.

  2. Rreziku eshte qe te rrite taksat dhe gjobat per te punesuar me shume police per te

    frenuar zemeraten popullore dhe sidomos te popullit opozitar qe nuk ka cfare te humbase.

  3. Kush bashkepunon me ramen perfundon ne burg,
    Ose eshte ky i mencur ose ata jane budadhenj,
    Dmth, me i mencuri ne mes te budadhenjve.

  4. BARSALETA

    SHARLATANIZMAT MBI TOKËN E SHESHTË DHE ABAZHURËT

    Ateisti: Ore, si ka mundësi që thua me aq guxim që toka është e sheshtë, dhe dielli rrotullohet rreth tokës? E madje thua që nuk egziston as forca e gravitetit (rëndesës) sepse njerëzit i mban në tokë presioni i ajrit! Duhet guxim prej budallai të bruçkullisësh këto gjëra.

    Konspiracionisti: Dëgjo, njerëzit
    duan të dëgjojnë gjëra të thjeshta. Gjërat e vështira e të komplikuara shkencore të lodhin trurin.

    Ateisti: Dakord! Por kjo s’do të thotë që për ca para më shumë apo për më shumë shikueshmëri, të tregosh trapllëqe stratosferike.

    Konspiracionisti: Ore po edhe në Bibël ashtu thuhet, që ka firmament, që Perëndia krijoi dy ndriçues të mëdhenj: ndriçuesin e madh (diellin), për qeverisjen e ditës dhe ndriçuesin e vogël (hënën) për qeverisjen e natës; ai krijoi gjithashtu yjet. Dhe Perëndia i vendosi në kupën qiellore për të ndriçuar tokën. Pra, dielli dhe hëna janë “si abazhure” të vendosura në firmament, në kupolën qiellore , kurse yjet thjesht ca pika ndriçuese . Toka është e sheshtë, sepse po të kujtojmë një episod në Bibël kur Djalli tundoi Jezusin, ai e çoi në majën e malit më të lartë nga ku mund të shihte gjithë vendet e botës, gjithë perandoritë mbi tokë, dhe nëse Krishti do i përulej Djallit ai do i jepte pushtet mbi gjithë botën. Nëse toka nuk do ishte e sheshtë, si mund t’a shohësh gjithë botën nga maja e një mali, qoftë ky edhe më i larti?

    Ateisti: Përrallat e Biblës janë histori jo të vërteta të shkruara nga barinj apo shpellarë të mijëra viteve më parë që nuk kishin njohuri shkencore, maksimumi dinin si milet delja dhe lopa, ose si korret jonxha, por kaq. Pastaj të thuash që toka është e sheshtë, është të ofendosh Zotin. Sepse imagjino një krijues të universit, me një dituri të pakufishme mbi gjithshka, që nuk mund të krijojë një sistem kopleks planetesh e yjesh, e katandiset e krijon thjesht një copë tokë të sheshtë me dy “abazhurë” që rrotullohen në firmament. Është idiotsi t’a mendosh! Pastaj, Zoti është një sepse e vërteta është një. Dhe normalisht simbol i së vërtetës është drita, dielli. Kështu që çdo gjë rrotullohet rreth së vërtetës, rreth diellit, dhe jo dielli rreth tokës.

    Konspiracionisti: Dmth paska Zot?

    Ateisti: Jo. Por edhe ti që përpiqesh t’a mbrosh, e bën pa logjikë e asnjë fakt. Parimi i së vërtetës është parim universal, s’ka lidhje me ekzistencën e Zotit. Zoti që përshkruhet në Bibël është një gënjeshtër e madhe.

    Konspiracionisti: Jo, Zoti ekziston dhe toka është e sheshtë. Dhe këtë e besojnë 60% e njerëzve. Perceptim është i vetmi realitet. Dielli është në kupolën qiellore, nuk është aq larg tokës sa e tregon shkenca, dhe dielli rrotullohet rreth tokës.

    Ateisti: Ashtu?! Stinët në tokë pse ekzistojnë? Nëse dielli ndodhet në firmament dhe bën të njëjtin rrotullim , atëherë do kishim të njëjtën stinë përherë. Në fakt toka rrotullohet rreth diellit në një lëvizje eliptike dhe aksi i tokës ka pjerrësi. Këto bëjnë që në lëvizjen e tokës rreth diellit në rrugën eliptike që përshkon (ku toka është në largësi të ndryshme nga dielli nën muaj të ndryshëm), dhe rrotullimi rreth vetes me aksin e pjerrët, bëjnë të kemi stinët në tokë.

    Konspiracionisti: S’ka mundësi! S’e besoj! Dielli është afër tokës.

    Ateisti: Ashtu? Le të ngjitemi në majë të malit, se sot qënka dhe kohë e hapur me diell.

    Konspiracionisti: Dakord!

    U ngjitën në majë të malit, por konspiracionisti kishte pak ftohtë.

    Ateisti: Si ndihesh? Ke ftohtë? Si ka mundësi? Jemi disa mijëra metra mbi nivelin e detit, pra logjikisht jemi më afër diellit “tënd” që thua se ndodhet diku në kupolën qiellore. Si ka mundësi që në vend se të ishte më ngrohtë, në fakt është më ftohtë?

    Konspiracionisti: E po në fakt, kjo ndodh sepse rrezet e diellit janë të ftohta. Pse, nuk e di ti? S’ka shpjegim tjetër.

    Ateisti: I’a fute kot! Në fakt, ka një shpjegim shkencor. Dielli është shumë larg nga toka, e kështu edhe pse u ngjitëm disa mijëra metra mbi nivelin e detit , pra në mal, prapë së prapë, nuk ndryshon asgjë thelbësore. Distanca nga toka poshtë deri në majë të malin është shumë shumë e vogël në krahasim me largësinë e madhe nga toka te dielli. Prandaj, temperaturat do ndikohen thjesht nga kushtet atmosferike lokale dhe jo nga fuqia ngrohëse e rrezeve të diellit.
    Ti as broçkullave të tua nuk i qëndron, sepse dikur thoshe se hëna është satelit i krijuar nga alienët për të minitoruar tokën. Kurse tani thua që e ka krijuar Zoti. Imagjino, alienët sipas teje paskan fuqinë dhe kapacitetin të krijojnë një planet satelit të tokës, kurse Zoti që pretendohet të jetë krijuesi i gjithësisë mezi paska krijuar në tokë të sheshtë me dy “abazhurë” ndriçues!!!
    Ore nuk ke frikë se do të të bllokojnë të dalësh më nëpër TV sa te Topi e sa në ABC për të rrëfyer broçkulla?

    Konspiracionisti: Dhe po më bllokuan, do flas në vende të tjera, në tik tok apo rrjete sociale. Atje madje është më mirë se gëlon mediokriteti, sharlatanizmat dhe mungesa e informacionit të vërtetë dhe shkencor.

    1. Për ti rënë shkurt abuzimeve sharllatane të konspiracionistëve ndaj ateistëve për origjinën e tokës e hapësirës, le ti referohemi një “barcolete” tjetër politike të sajuar nga Taulant Balla.
      Taulanti ka nisur në SPAK një akuzë për Berishën se i paskej dhënë dhëndërit të tij një tokë “publike të sheshtë”, për të ndërtuar 12 pallate, duke fshehur një dokument të firmosur nga Rama, ku del se është ky që ka vënë firmën që “toka publike” e kompleksit sportiv Partizani, të kthehet në tokë ndërtimesh private.
      Nuk besoj që të ketë të çmendur “konspiracionistë”, që të besojnë se tokat në Shqipëri , paskeshin qenë prona të “partizanëve” të Luftës së dytë botërore.
      Meqë fjala partizan në Shqipëri, ka lidhje me partinë komuniste që ishin kundër pronës private, nuk ka sesi që ato toka të ishin të partizanëve e njëkohësisht publike.
      Pra dihet se pronat private i konfiskuan komunistët duke ju a marë padrejtësisht privatëve dhe i morën për vete, për “partizanët” duke i quajtur publike.
      Mendoni se çfarë mund të ndodhte në këtë planet, nëse sa herë fiton në zgjedhje një parti politike, të gjitha pronat ju kalojnë partizanëve të saj

  5. Sali Berisha,qe argetonte Anetaret e Byrose Politike,Udheheqesit e Partise dhe Shtetit,me muhabete,me konspiracione armiqesore,me prognozat per eleminimin e shpejte te Miloshevicit,me sherbime qe i takonin sanitareve te bllokut dhe duke i fshire bythen femijeve te dashur te udheheqesve.
    Por Saliu,ndryshe nga enveri,nuk i eleminoi dot. Keshtu qe keta flasin dhe tregojne te pathenat e Saliut,,gastorit te Bllokut.
    Kreshnik,Heroik,rrapsodik,na u shit ne,ky bir kurve(qe nuk e njihnim),por Andi Bushati i qesh nen hunde.
    Me sa kam degjuar ne lokalet e gazetareve,,Andi Bushati i paska thene:-Kontrollo mire xhepat e kostumit te vjeter,,se ke akoma pusullat me porosite e gjyshes time.Bushat ruaj prapanicen ketej e tutje,ne mllef e siper salihu nuk i dihet se cfare ben,Lumneshin e ka aty te rrugica qe kerkojne diell.

  6. SI ESHPENZOJNE NJE PENSION MESATAR 150 EURO EDRAMA BALLUKJA E RRUGEVE DHE ELISAMCGONIGAL ! thotë:

    ME NJE PENSION 150 EURO !

    EDRAMA E KA NJE THITHJE ME HUNDE!

    BELA E RRUGEVE HAN 10 BIFTEKE DHE 5 AKULLORE!!

    ELISAMCGONIGAL BLEN 10 PALE BREKE MENDAFSHI!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *