• |
ide | kryesore

Hodhën flakadanë dhe molotov gjatë protestës së opozitës, arrestohen katër persona në Tiranë

Lajme, Të fundit



Katër protestues janë arrestuar nga policia dhe 6 të tjerë janë vënë në hetim, pasi hodhën drejt kryeministrisë lëndë piroteknike gjatë protestës së zhvilluar nga opozita ditën e djeshme.

Njoftimi i policisë:

Ushtruan veprime të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme, duke hedhur lëndë piroteknike (kapsolla, flakadanë, molotov), në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të një insitucioni shtetëror, arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me aktet e dhunës, gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, më datë 20.02.2024, bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan në flagrancë shtetasit:

– K. T., 21 vjeç, A. M., 18 vjeç, B. K., 37 vjeç, dhe I. S., 33 vjeç.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

– A. I., 20 vjeç, R. Sh., 20 vjeç, M. M., 20 vjeç, M. S., 19 vjeç, G. P., 22 vjeç, dhe D. Th., 21 vjeç.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 21 flakadanë të plasur;
– 1 bidon plastik 0.5 L, e mbushur me lëndë djegëse të dyshuar benzinë, me kapsollë të paplasur;
– 37 bidona plastikë uji, 0.5 L;
– 6 bidona plastikë të djegur, me aromë lënde djegëse benzinë;
– 3 kapsolla.

Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 110 kapsolla, që iu gjetën këtyre shtetasve, gjatë kontrolleve fizike.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së ditës së djeshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



5 Comments

  1. Asnjë element kjo protestë nuk pati në lidhje me simbolikën e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës. Por pati një përplasje, jashtë Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, por në lidhje me njerëzit që ata kanë patur si adresë me zhvillimet e reja. Siç thoshte dikush Enveri ca me UDB-në e ca me KGB-në.

    E në fakt Lulzim Basha kishte shumë të drejtë që sot kërkoi hapjen e dosjeve ruse e jugosllave, ku ka marrë edhe mallkimin më të madh, pasi pritet që të trondisë gjithçka.

    1. Filluat nga puna o patronazhiste se po nuk shkruajtet nuk e merrni pagesen
      (Sufllaqen) asnje element thote ku Rrota Karit 09:55 pse ça prisnje ti te vepronin siç bete ju me 21 Janar qe dogjet makina e peme perballe Kryeministrise e çfare nuk thyet e bete kurse policia me kapuçe pa u indentifikuar e Ed Balles vetem pse hodhen dy flakadane arrestoi kush e di se sa dhe i rrahen e duke i terhequr zvarre
      Po ne fakt dukesh se si je kur permend Diktatorin si nga ato Spiunat 80 leksh.
      Me KGB dhe UDB e ke Kryeminister qe Qeveris e takohet çdo jave me Serbin Vuçiq e ky i fundit eshte binjak i Putinit

  2. VIDEO/ Demokrati i famshëm shpërthen në të qeshura pas protestës: Po pse o, me ne do e rrëzosh Ramën ti?Ja nje morr i kuq,qe salihu e beri blu me boje,as sa ky Vrenozi nuk ka tru.

  3. Filluat nga puna o patronazhiste se po nuk shkruajtet nuk e merrni pagesen
    (Sufllaqen) asnje element thote ky Rrota Karit 09:55 pse ça prisnje ti te vepronin siç bete ju me 21 Janar qe dogjet makina e peme perballe Kryeministrise e çfare nuk thyet e bete kurse policia me kapuçe pa u indentifikuar e Ed Balles vetem pse hodhen dy flakadane arrestoi kush e di se sa dhe i rrahen e duke i terhequr zvarre
    Po ne fakt dukesh se si je kur permend Diktatorin si nga ato Spiunat 80 leksh.
    Me KGB dhe UDB e ke Kryeminister qe Qeveris e takohet çdo jave me Serbin Vuçiq e ky i fundit eshte binjak i Putinit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *