• |
ide | kryesore

Skuka doli me barrelë, Partizani pret përgjigjen e rezonancës magnetike: frika është për tërheqje muskulare

Sport
Skuka



Xhuljano Skuka doli me barrelë nga fusha e lojës në minutën e 19′ të ndeshjes kundër Kukësit, në çerekfinalen e parë për Kupën e Shqipërisë. Ky dëmtim bëri që Partizani të mos shijonte dot as suksesin 1-0 në transfertë, nga frika mos kishte humbur qendërsulmuesin e tyre për një kohë të gjatë. Përgjigjen megjithatë do ta japë rezonanca magnetike.

Skuka, që ka marrë rolin e protagonistit për skuadrën e Orges Shehit në javët e fundit, duke nisur të shënojë me një lloj vazhdimësie, do t’i nënshtrohet rezonancës magnetike pasditen e sotme. Vetëm pas saj do të mësohet edhe shkalla e dëmtimit dhe kohët e rikuperimit për sulmuesin. Stafi mjekësor i klubit kryeqytetas shpreson që të bëhet fjalë vetëm për një kontraktim muskular, si ishte edhe impresioni i parë.

Në këtë rast Skuka pas ndonjë dite pushim do të ishte gati për Shehin, ndoshta që në ndeshjen e javës së 25 të Superiores kundër Skënderbeut në Korçë. Frika pastaj është se ndoshta mund të jetë një tërheqje muskulare në kofshë dhe pastaj kohët e rikuperimit do të varen edhe nga grada e saj. E të mendosh që vetëm në gradën e parë, do të duheshin 10 ditë që sulmuesi të shihej sërisht në fushën e lojës.

Lexo më tejVideo/ Partizani sheh gjysëmfinalen: ish-kapiteni Taipi dënon Kukësin, Shehi humb Skukën

Në këtë pikë, kur Mba nuk është na maksimum, Keko vazhdon të jetë jashtë e Mensah me golin nuk e ka marrëdhënien të mirë, ankthi është i gjithi mbi gjendjen e Skukës, që nga ardhja e tij në huazim në janar, po rezulton shumë i rëndësishëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *