• |
ide | kryesore

Video/ Partizani sheh gjysëmfinalen: ish-kapiteni Taipi dënon Kukësin, Shehi humb Skukën

F1, Sport, Video
Taipi



Partizani thyen 1-0 Kukësin në “Kukës Arena”, duke hedhur një hap të sigurtë drejt gjysëmfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Ndeshjen e vendosi goli i ish-kapitenit të bluve Gjelbrim Taipi, që e bën të qetë kthimin në Tiranë. Shqetësimi i madh për Orges Shehin, sidoqoftë, është dëmtimi i Skukës në minutën e 19′.

Ndeshja e qendërsulmuesit të të kuqve zgjati vetëm 19 minuta, kur pas një kontrasti loje mbeti përtokë. Skuka doli nga fusha me barrelë dhe duhet pritur rezonanca magnetike për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Partizani provoi me Maguette dhe Mensah, që zëvendësoi Skukën, por ndeshjen e zgjidhi Taipi. Pikërisht pasi Kukësi bëri zëvendësimin e Da Mota të dëmtuar me Felipe Rajan, në minutën e 39′, ish-kapiteni i ndëshkoi. Në minutën e 43′, Cara shërbeu në zonë, ku Taipi mposhti ish-shokun e ekipit Tafas, duke i dhënë avantazhin Partizanit.

Lexo më tejVideo/ Shehi hakmerret me Tiranën, Skuka e Cara përmbysin derbin: Ahmataj tani rrezikon ‘Final Four’

Nuk festoi Taipi për respekt të tifozerisë kuksiane, por situata në Kukës është e gjitha kaotike. Skuadra nuk arriti të reagojë, pavarësisht se provoi të shqetësonte në disa momente portierin Qirko. Bledar Devolli debuton me humbje në pankinën veri lindore, ndërsa Partizani pret i qetë në 5 mars kthimin me Kukësin, me një këmbë tashmë në gjysëmfinale.

Partizani-Kukesi
byu/Albaniafootball insoccer

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *