• |
ide | kryesore

Video/ Shehi hakmerret me Tiranën, Skuka e Cara përmbysin derbin: Ahmataj tani rrezikon ‘Final Four’

F1, Sport, Video
Tiranën



Partizani fiton derbin kryeqytetas, duke përmbysur 2-1 Tiranën në një ndeshje ritmike e me fraksione loje spektakolare. Orges Shehi rrëmben fitoren e parë kundër ish-skuadrës së tij, në provën e parë, ndërsa Ahmataj humb betejën me njeriun që zëvendësoi në pankinën e bardhebluve. Latifi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 7, por një gabim i Abdullahut i dha mundësinë Skukës të fitonte e të shndërronte në gol një 11 metërsh (31). Tre minuta nga fundi, Cara përmbysi rezultatin, duke vendosur ndeshjen.

GOOOOOL! Latifi scores in derby………
byu/Football_24_7 insoccer

Derbi i 202 i kryeqytetit është përsëri i kuq. Partizani ka fituar me shifrat 2-1 sfidën e javës së 24 të Superiores. Në Arena Kombëtare të kuqtë sigurojnë një rezultat të rëndësishëm që i vendos në ndjekje të Egnatis kryesuese. Goli i shpejtë i Latifit, që ndëshkoi Hoxhën në momentin e parë të paraqitur, vetëm sa ndezi më shumë derbin. Sfida ishte e shpejtë dhe e luftuar. Partizani nuk e humbi qetësinë dhe u rrit në lojë. Megjithatë ekuilibri u vendos pas një gabimi sensacional të portierit Abdullahu. Portieri lejoi Skukën ti rrëmbente topin e më pas e pengoi duke shkaktuar penallti. Ferataj nuk kishte dyshime, ndërsa Skuka me gjakftohtësi barazoi nga pika e bardhë.

GOOOOOOL! Skuka scores from 11 meters…
byu/Football_24_7 insoccer

Tirana në kaos dhe të kuqtë përfituan duke i ndëshkuar në minutën e 42′. Cara depërtoi në zonë dhe mposhti portierin duke ia kaluar topin mes këmbëve. Tirana u mundua të reagonte në pjesën e dytë dhe madje i pati mundësitë të bënte keq. Lushkja u tregua fantastik në inkursionin e tij, por goditja e harkuar u përplas në shtyllë për fatin e Hoxhës. Partizani kthehet te fitorja në ndeshjen që më shumë kishte rëndësi. Vendi i dytë i të kuqve është përforcuar, ndërsa për Tiranën është rreziku i ardhjes pas shpine të Dinamos, që ka edhe një ndeshje për të rikuperuar.

GOOOOOOL! Cara scores in derby……….
byu/Football_24_7 insoccer



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *