• |
ide | kryesore

Erdogan e falenderoi Ramën për votën “kundër” Amerikës në OKB

Arkiva, Kryesore, Lajme



Ankaraja ka marrë flamurin e kauzës palestineze në botën muslimane, Tirana është rreshtuar pas atyre që promovojnë të drejtën e shtetit të Izraelit “për vetëmbrojtje”, por kjo nuk e ka penguar presidentin turk Erdogan të falenderojë kryeministrin Rama “për përkrahjen e popullit palestinez në mes të katastrofës humanitare si pasojë e sulmeve të Izraelit në Gaza”.

Këto deklarata që i përcolli e përditshmja turke Dailysabah u bënë gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar të martën në Turqi. Erdogan e precizoi edhe shkakun e falenderimit të tij. “Me votën e saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Shqipëria hodhi hapin e duhur. Solidariteti i saj me popullin e shtypur palestinez në këtë kohë është shumë i rëndësishëm”, tha ai sipas agjensisë zyrtare turke Anadolu.

LEXO ME TEJ:

Nënshkruhen marrëveshjet në Ankara, Rama kërkon ndihmë nga Erdogan për… mediat dhe informimin publik

Votimi të cilit presidenti turk i referohet ndodhi gjatë dhjetorit të vitit të shkuar. Pasi në Këshillin e sigurimit, ku bënte pjesë dhe Shqipëria, ShBA-të vendosën veton kundër një rezolute për armëpushimin, vendet muslimane u angazhuan që ajo të votohej në asamblenë e përgjithshme ku rezoluta nuk ka fuqi detyruese.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese për të kërkuar një armëpushim humanitar në Gaza, për ndalimin e luftës Izrael-Hamas, por vota e Tiranës zyrtare nuk ishte në të njëjtën linjë me atë të Uashingtonit.

Votimi në organizatën botërore me 193 anëtarë ishte 153 pro armëpushimit, 10 kundër dhe 23 abstenime.

Në këtë votim Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, iu bashkuan tetë vende të tjera (Austria, Çekia, Guatemala, Liberia, Mikronezia, Nauru, Papua Guinea e Re dhe Paraguaj), por jo Shqipërisë e cila zgjodhi të rreshtohej le Turqinë dhe shumicën e vendeve të BE-së.

Vizita/ Blinken mbron Ramën, hesht për Albin Kurtin

Por duket se kjo votë, jo në të njëjtën linjë me Amerikën, për të cilën e falenderoi Erdogani ka kaluar pa lënë shenjë në marëdhëniet met Uashingtonit dhe Tiranës. Gjatë vizitës së tij të fundit në Shqipëri, sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken, e cilësoi si “partneritet të jashtëzakonshëm” atë mes dy vendeve duke u kujdesur të shtonte se në kohën e kësaj qeverisjeje ky parneritet “është më i fortë se kurrë”.

©Lapsi.al

 



12 Comments

  1. Pazarxhi!!
    Ishte me Amerikën e duke parë që kjo Amerikë nuk do të jetë më bëhet me Europën dhe Erdogan por që i tregon dhe asaj që shiko jam me këtë diktator po qe se ju më kundërshtoni!!!
    Shqipërinë e ktheva në diktaturë dhe nëse ju vazhdoni që të mos pranoni rregjimin tim diktatorial shkoj ke perandoria otomane!!!
    Kështu kanë bërë komunistët e vjetë e të rinj!!
    Për të qenë në pushtet gjithmonë bëhen vasal perandorish dhe harrojnë ato të mëparshmet.
    E çfrytëzoi atë Amerikane konsolidoi pushtetin dhe rikthehet pas 112 të ajo që na mbajti si vasalë 500 vjet!!! Ky është Rama dhe rilindasit që na kthejnë prapa në shekuj!!

      1. Ky palloshi eshte i lindur si hajdut dhe pazargji i piset ,se kur do i vjen fundi ni zot e din …por nje gje e di ,vendi eshte drejt shkatrrimit ,pse na ndodh ne shqiptarve kjo e keqe ,vlen per ta analizu psikolog te zot.!Shikoje shtetet per rreth nesh te gjitha kan nifar stabiliteti politik dhe ekonomok ,me te qendrushem se shqiperia mund te thuhet,…kete pytje ,veq fatos nano mund ta jep,i larguar nga mentaliteti shqipetar ne villen e tij ne austri,ndoshta…

        1. Po Lapsi cfare halli ka. Lapsi duhej te gezohej qe ne kete here te vetme Shqiperia nuk ka votuar ne te njejten kah si Amerika. Sic duket urrejtja kunder Rames eshte me e madhe se urrejtja kunder imperializmit amerikan

  2. Tashti jena tue i’a lepi’ bolet e bithen perandorise Ahmerikane,si gjithmone
    POPULL BOLE pa shtylle.Nji here me Romen,me pas me Otomanet,Jugosllavet,Ruset,Kinezet dhe ne fund me AMERIQINE.
    Greket na njohin mire se sa na vlen lekura.

  3. Izraelitet kane te drejten historike te kene shtetin e tyre ne ate territor ku ka jetuar qe ne lashtesi populli hebraik.
    Arabet kane krijuar gjithe ato shtete me territoret e lindjes se mesme dhe Afrikes veriore. Ok por perse nuk pranojne te egzistoje shteti i populist hebre!!!??
    E drejta eshte me IZRAELIN ✌️

  4. E drejta e Pushtuesve qe kane marre tokat e Palestinezeve dhe kane vrare dhe masakruar me miliona civile ? Izraelitet e kane ne librin e tyre fetar te asgjesojne cdo grup etniwk dhe rracor te tjere njerzish ku jo cifutet quhen Goyim qe perkedhehet ne Gjedh ose me sakte nr lope, derr. Cfare te drejte thoni o plehra? Te drejten e Amerikaneve qe po paushtojne vrqsin dhe presin?

  5. E drejta e Pushtuesve qe kane marre tokat e Palestinezeve dhe kane vrare dhe masakruar me miliona civile ? Izraelitet e kane ne librin e tyre fetar te asgjesojne cdo grup etnik dhe rracor te tjere njerzish ku jo cifutet quhen Goyim qe perkedhehet ne Gjedh ose me sakte ne lope, derr she kafshe te tjera. Cfare te drejte thoni o plehra? Te drejten e Amerikaneve qe po pushtojne vrasin dhe presin?

  6. Sali Berisha nesër lëshon një fishkëllimë me anëtar një votë, kryetare keni Argita Malltezin, ju sjell Argitën pa pyetur njeri. Berisha do të thotë votoni atje. Nëse do mund të mos e bëjë. Nëse do kur të bëjë listat e deputetëve Berisha ta shkrin gjithë grupin që u afrua atje se thotë: shkoni votoni te anëtarësia.

  7. NJE PENSIONIST MERR TA ZEME MESATAREN ESHTE 150 EURO OK
    PER EDI RAMEN KETO AI I SHPENZON ME NJE TE THITHUR ME HUNDE BARAZ ME 5 VIZA OK
    PER BELINDEN JANE 10 BIFTEKE TJETRA DUHET TE MBAJE LINJEN DHE FYTYREN OK 👌
    PER ELISEN 150 EURO JANE VETEM PER TE BLERE 10 PALE BREKE OK 👌
    MOS MIRREMI ME ERDOGANIN AI KUR GJEN HAJDUTE DHE DROGMENE PER TI SHFRYTEZUAR JO KUAJ DHE KALORES I PARAKALON KETIJ KRYEHAJDUTI POR I SHTRON TE ECI DHE TAPETE TE FLORINJTA ! DERDIMENE NE KURRIZ TE SHQIPERSE KUSH NUK I DON ! KAQOL HAJDUT I PA SKRUPUJ KETO JANE TRENDY TANI !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *