• |
ide | kryesore

Vizita/ Blinken mbron Ramën, hesht për Albin Kurtin

Arkiva, Kryesore, Lajme



Para se sekretari i shtetit Antony Blinken të vinte në Tiranë, pak kush e kishte imagjinuar se do të dëgjonte nga goja e tij fjalë aq të ëmbla për Edi Ramën. Në konferencën e përbashkët për shtyp ai e komplimentoi atë për “partneritetin e jashtëzakonshëm” duke u kujdesur të shtonte se në kohën e kësaj qeverisjeje parneriteti i dy vendeve “është më i fortë se kurrë”.

Por këto nuk ishin komplimentat e vetme për një kryeministër që është prej dhjetë vitesh në pushtet, dhe qeverisjen e të cilit Departamenti i Shtetit që Biden drejton prej tre vitesh, e përshkruan me ngjyra të tjera. Blinken dhe Rama u shfaqën krah përkrah edhe te piramida, ku shefi i diplomacisë amerikane u kujdes të kujtonte se mikpritësi i tij piktor i kishte ndryshuar ngjyrat e këtij vendi.

“Një udhëheqës i shquar dhe kryeministër shumë i mirë” e quajti ai atë me terma që rrallë përdoren në gjuhën diplomatike. Pa ditur ato që janë biseduar pas dyerve të mbyllura dhe sipas asaj që u tha publikisht, u duk se mesazhi i vetëm i kësaj vizite ishte një mbështetje për kryeministrin shqiptar, të cilin gazetat më të mëdha amerikane, që nga New York Times e deri tek Uashington Post e kanë përshkruar si dikë që vuri në shërbim të tij agjentin e korruptuar të FBI-së Charles McGonigal.

Lexo me tej:

Bushati: Blinken konfirmoi një regjim me mbështetje amerikane

Po ashtu surprizë ishin edhe qëndrimet e sekretarit të shtetit ndaj kryeministrit tjetër shqiptar Albin Kurti. Nëse vartësit e tij në departament të shtetit e kanë fshikulluar ashpër shefin e qeverisë së Prishtinës se po kris marëdhëniet me SHBA-më, Blinken refuzoi ta bëjë këtë në Tiranë. Madje ai e shmangu debatin edhe kur Rama e ciku këtë temë apo kur në të njëtën linjë me kryeministrin, gazetarja e TV Klan deshi ta pyesë për Kurtin.

Pasi mori flatra nga fjalët e mira të Blinken, Rama e shfrytëzoi rastin për të luajtur paternalistin edhe për Kosovën: “Apeli im, apeli ynë, për autoritetet e Prishtinës është që të mos bëjnë asnjë hap të pakonsultuar dhe të pakoordinuar me aleatët strategjikë sepse në radhë të parë është në interesin e tyre dhe në interesin e aleancës tonë”, nënvizoi Rama.

“Nga veprimet e pakoordinuara mbase mund të fitohen ca vota sot për sot, duke e kthyer politikën e jashtme në një instrument të politikës së brendshme. Por kështu nuk fitohet e ardhmja” goditi ai në mënyrë indirekte Kurtin.

Blinken reagon në X, veçon tre çështje për vizitën në Shqipëri

Interesante ishte se pavarësisht provokimit të Edi Ramës, Blinken në pyetjen e TV Klan që ishte në të njëjtën linjë me diskutimin e kryeministrit, u përgjigj në mënyrë të përgjithshme. Ai jo vetëm nuk e ceku Kosovën përgjatë ekspozesë së tij, por edhe kur u pyet dretjtërdrejt nuk foli për mungesë rakordimi të Prishtinës me Uashingtonit, ashtu si Rama.

Rama shigjeton Albin Kurtin në krah të Blinken

“Dialogu i facilituar nga Bashkimi Evropian është shtegu i duhur dhe i vetëm i duhur” për zgjidhjen e çështjeve drejt qëllimit final, integrimit përfundimtar të mbarë rajonit”. Ky është shtegu që kaq qartazi i çon të gjithë në të ardhme më të mirë”, tha Sekretari i Shtetit duke mënjanuar komentimin specifik të temave të nxehta.©Lapsi.al



27 Comments

  1. Nuk mbrojti Ramen, mbrojti korrupsionin, luften ndaj opozites e popullit opozitar, mbrojti

    partine-shet qe perdor shtetin per te vjedhur e blere zgjedhjet, genocidin e Rames ndaj popullit

    opozitar, mbrojtesi drejtesine plotesisht te kapur nga pushteti i rilindjes, mbrojti regjimin me te

    korruptuar e korruptues te Europes, mbrojti nje perbindesh ne krye te qeverise, mbrojti nje

    atentator te shpreses se shqipetareve se Shqiperia do te jete shtepi e gjithe shqiptareve dhe

    jo vetem e rilindasve e atyre te lidhur me ta. Cfare eshte stabiliteti per qindra mijera familje

    shqiptare qe nuk ushqejne dot femijet e tyre ndersa qeveritaret i vjedhin cdo dite e jetojne ne

    luks te cfrenuar madje kane mundesi edhe tu japin qindra mijera dollare edhe sheface te FBI

    1. Anton Blini duke e quajtur Ramën një kryeministër të shkëlqyer, në fakt i dha liçencën Ramës të qeverisë, si ti dojë bytha deri në vitin 2033.
      Mjerë populli shqiptar, thuaj, se Berisha deri atëherë do të ketë vdekur.

  2. BLINKEN VIZITË TRANZIT NË VENDIN E SHQIPONJAVE TË SHPOPULLUARA

    Të dashur miq e mi shqiptarë! Të dashur të rinj! Jam i lumtur që jam këtu mes jush, në vendin e shqiponjave. Dikur jetonit në një sistem diktatorial por sot unë shoh një vend plot me dritë, dhe ja ku jemi këtu te piramida, e projektuar atëherë si mauzoleum për diktatorin, simbol i izolimit, por sot simbol i teknologjisë dhe makaronave të Arbanës. Kjo tregon se ka shpresë, ju nuk vuani më për të ngrënë si në komunizëm, dhe tashmë keni ëndrrën tuaj shqiptare, call centerin. Shpresa juaj kryesore është Big Brotheri. Ata që ju japin mend nga mëngjezi në darkë nëpër TV janë mbyllur atje për të sakrifikuar për ju e për t’ju dhënë shembullin personal se liria ka vlerë, dhe kur heq dorë nga ajo, merr favore, famë, para, dhurata, udhëtime. Ky është sekreti i suksesit dhe stabilitetit, hiqni pak dorë nga liria, bindjuni lojës së udhëheqjes politike, dhe ju hapen dyert kudo.
    Gjithë kjo shpresë e kudogjendur për ju, falë z.Rama, një kryeministër i mirë, e një lider i shquar që ka bërë një kryevepër, lyerjen e fasadave të pallateve. Nëse dikur në kohën e sundimit të NonGratës, zonja Hilary Clinton thoshte se në Shqipëri ka një demokraci në veprim, (edhe pse ishte autokraci sundimi familjar) , sot mund të them krenarisht se keni stabilitet në veprim. Keni autokraci por tashmë opozita e vërtetë është drejtësia e re, e cila udhëhiqet dhe mbështetet nga ne. Por falë zotit Rama, ka ndodhur ndryshimi epokal, pas mijëra vitesh doktrinash fetare, molla nuk është më fruti i ndaluar. Tashmë është dardha. Dhe, kush ha dardha pas shpinës së kryeministrit, e ka vendin para drejtësisë. Dikush më pyeti se pse zotin A.Ahmetaj nuk e kapi drejtësia. Më thanë se z.Beni kishte thënë se dardhat ia kishte dhënë Lali Eri dhe Piktori. Kështu drejtësia e la në hetim të lirë derisa të vërtetojnë nga erdhën ato dardha dhe ku shkuan. Mos dyshoni te ndershmëria dhe paanësia e drejtësisë, e SPAKut. Se SPAKu nuk është si gjykata kushtetuese ku gjykatësit japin vendime në favor të qeverisë vetëm me nje telefonatë urdhër. Të jeni të bindur se Shqipëria bëhet, por duhet kontributi i secilit prej jush, duke votuar sa herë ka zgjedhje. Unë ju falenderoj për mikpritjen sot. Jam i nderuar. Vërtet shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit. Dhe ne te zoti besojmë, aq sa e kemi vënë te karmonedha 1 dollarëshe. E mqs ra llafi, doja të haja një drekë me përfaqësues të politikës, por të gjithë donin dreka të ndara, secili më vete. Zoti Luli Basha më ftoi të hanim byrek me dhallë, deputeti i boksit zoti ‘Lucky” Luciano i foltores më ftoi të haja një drekë me qiqrra në hell, kurse kyeministri Rama donte të më gostiste me një gatim tradicional, biftek Dubai të gatuar nga një kasap guzhinier shqiptar i quajtur Nusret. Në pamundësi për të ngrënë tre dreka, dhe mungesës së kohës materiale, vendosa të shkoj në Gjermani dhe do e ha drekën atje, wurstel me birrë. Ne në Amerikë preferojmë hotdog, kështu besoj do më shijojnë edhe salcicet gjermane. Si përfundim dua t’ju them diçka shumë të rëndësishme, sidomos ju që përdorni shumë Tik Tokun apo dëgjoni budallëqet e ndonjë kospiracionisti. Toka nuk është e sheshtë, dhe toka rrotullohet rreth diellit, dhe jo dielli rreth tokës. Dhe për këtë nuk ka nevojë të vesh në hënë për ta parë këtë gjë. Mjafton të dish parimin universal të së vërtetës. E vërteta është si drita kurse gënjeshtra (e keqja) si errësira. E keqja nuk ekziston realisht. Pra, Djalli nuk ekziston. Errësira është mungesa e dritës. Dielli simbolizon të vërtetën, dhe e vërteta nuk ndryshon, nuk lëviz. Çdo gjë rrotullohet rreth së vërtetës, pra rreth diellit. Por unë sot pashë që vendi juaj është shumë i ndriçuar, kuptohet përveç zonave ku ka kulla. E ardhmja juaj është e bukur, duhet vetëm të duroni edhe pak. Keni tashmë 33 vite demokraci hibride alias autokraci. Ju duhet të prisni edhe 7 vite. Pse? Ju e dini ç’bën shqiponja kur mbush 40 vjeç! Shkon në majë të malit, thyen sqepin e vet dhe kthetrat e veta që të ridalin të reja e më të forta se më parë, e po ashtu heq ato pupla që nuk bëjnë më. Pra, rilindje, por pasi ripesh mirë e mirë. Ndërkohë dyert e Europës janë të hapura për ju nëse emigroni, por edhe ju duhet të hapni dyert e Shqipërisë për afrikanët, afganët, muxhahedinët, e pse jo edhe sirianët e indianët, bangladeshasit. Mbas 7 vitesh rikthehuni në Shqipëri më të pasur e më të kulturuar, më demokraci dashës, sepse në fund të fundit politikanët janë aty në ato poste sepse ju i votoni, dhe bëhen autokratë sepse ju nuk ngriheni për të drejtat tuaja. Mos prisni që të vijmë ne nga Amerika të protestojmë për ju. Edhe njëherë, FALEMINDERIT SHQIPËRI!

    1. E mqs ra llafi, Cako sapo tha përsëri te Zonë e lirë te Arjani Çani se toka është e sheshtë. Me sa duket, Çani për ca audiencë më shumë e ka kthyer emisionin në Zonën e lirë të budallëqeve.

  3. BLINKEN VIZITË TRANZIT NË VENDIN E SHQIPONJAVE TË SHPOPULLUARA

    (FJALIMI I MUNGUAR I TONY BLINKENIT )

    Të dashur miq e mi shqiptarë! Të dashur të rinj! Jam i lumtur që jam këtu mes jush, në vendin e shqiponjave. Dikur jetonit në një sistem diktatorial por sot unë shoh një vend plot me dritë, dhe ja ku jemi këtu te piramida, e projektuar atëherë si mauzoleum për diktatorin, simbol i izolimit, por sot simbol i teknologjisë dhe makaronave të Arbanës. Kjo tregon se ka shpresë, ju nuk vuani më për të ngrënë si në komunizëm, dhe tashmë keni ëndrrën tuaj shqiptare, call centerin. Shpresa juaj kryesore është Big Brotheri. Ata që ju japin mend nga mëngjezi në darkë nëpër TV janë mbyllur atje për të sakrifikuar për ju e për t’ju dhënë shembullin personal se liria ka vlerë, dhe kur heq dorë nga ajo, merr favore, famë, para, dhurata, udhëtime. Ky është sekreti i suksesit dhe stabilitetit, hiqni pak dorë nga liria, bindjuni lojës së udhëheqjes politike, dhe ju hapen dyert kudo.
    Gjithë kjo shpresë e kudogjendur për ju, falë z.Rama, një kryeministër i mirë, e një lider i shquar që ka bërë një kryevepër, lyerjen e fasadave të pallateve. Nëse dikur në kohën e sundimit të NonGratës, zonja Hilary Clinton thoshte se në Shqipëri ka një demokraci në veprim, (edhe pse ishte autokraci sundimi familjar) sot mund të them krenarisht se keni stabilitet në veprim. Keni autokraci por tashmë opozita e vërtetë është drejtësia e re, e cila udhëhiqet dhe mbështetet nga ne. Por falë zotit Rama, ka ndodhur ndryshimi epokal, pas mijëra vitesh doktrinash fetare, molla nuk është më fruti i ndaluar. Tashmë është dardha. Dhe, kush ha dardha pas shpinës së kryeministrit, e ka vendin para drejtësisë. Dikush më pyeti se pse zotin A.Ahmetaj nuk e kapi drejtësia. Më thanë se z.Beni kishte thënë se dardhat ia kishte dhënë Lali Eri dhe Piktori. Kështu drejtësia e la në hetim të lirë derisa të vërtetojnë nga erdhën ato dardha dhe ku shkuan. Mos dyshoni te ndershmëria dhe paanësia e drejtësisë, e SPAKut. Se SPAKu nuk është si gjykata kushtetuese ku gjykatësit japin vendime në favor të qeverisë vetëm me nje telefonatë urdhër. Të jeni të bindur se Shqipëria bëhet, por duhet kontributi i secilit prej jush, duke votuar sa herë ka zgjedhje. Unë ju falenderoj për mikpritjen sot. Jam i nderuar. Vërtet shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit. Dhe ne te zoti besojmë, aq sa e kemi vënë te karmonedha 1 dollarëshe. E mqs ra llafi, doja të haja një drekë me përfaqësues të politikës, por të gjithë donin dreka të ndara, secili më vete. Zoti Luli Basha më ftoi të hanim byrek me dhallë, deputeti i boksit zoti ‘Lucky” Luciano i foltores më ftoi të haja një drekë me qiqrra në hell, kurse kyeministri Rama donte të më gostiste me një gatim tradicional, biftek Dubai të gatuar nga një kasap guzhinier shqiptar i quajtur Nusret. Në pamundësi për të ngrënë tre dreka, dhe mungesës së kohës materiale, vendosa të shkoj në Gjermani dhe do e ha drekën atje, wurstel me birrë. Ne në Amerikë preferojmë hotdog, kështu besoj do më shijojnë edhe salcicet gjermane. Si përfundim dua t’ju them diçka shumë të rëndësishme, sidomos ju që përdorni shumë Tik Tokun apo dëgjoni budallëqet e ndonjë kospiracionisti. Toka nuk është e sheshtë, dhe toka rrotullohet rreth diellit, dhe jo dielli rreth tokës. Dhe për këtë nuk ka nevojë të vesh në hënë për ta parë këtë gjë. Mjafton të dish parimin universal të së vërtetës. E vërteta është si drita kurse gënjeshtra (e keqja) si errësira. E keqja nuk ekziston realisht. Pra, Djalli nuk ekziston. Errësira është mungesa e dritës. Dielli simbolizon të vërtetën, dhe e vërteta nuk ndryshon, nuk lëviz. Çdo gjë rrotullohet rreth së vërtetës, pra rreth diellit. Por unë sot pashë që vendi juaj është shumë i ndriçuar, kuptohet përveç zonave ku ka kulla. E ardhmja juaj është e bukur, duhet vetëm të duroni edhe pak. Keni tashmë 33 vite demokraci hibride alias autokraci. Ju duhet të prisni edhe 7 vite. Pse? Ju e dini ç’bën shqiponja kur mbush 40 vjeç! Shkon në majë të malit, thyen sqepin e vet dhe kthetrat e veta që të ridalin të reja e më të forta se më parë, e po ashtu heq ato pupla që nuk bëjnë më. Pra, rilindje, por pasi ripesh mirë e mirë. Ndërkohë dyert e Europës janë të hapura për ju nëse emigroni, por edhe ju duhet të hapni dyert e Shqipërisë për afrikanët, afganët, muxhahedinët, e pse jo edhe sirianët e indianët, bangladeshasit. Mbas 7 vitesh rikthehuni në Shqipëri më të pasur e më të kulturuar, më demokraci dashës, sepse në fund të fundit politikanët janë aty në ato poste sepse ju i votoni, dhe bëhen autokratë sepse ju nuk ngriheni për të drejtat tuaja. Mos prisni që të vijmë ne nga Amerika të protestojmë për ju. Edhe njëherë, FALEMINDERIT SHQIPËRI!

  4. ALBIN KURTI BURRE DHE PUNON PER KOSOVEN
    EDRAMA BURRE KURVE HAJDUT QE BLEN ME TAKSAT E SHQIPETAREVE ZYRTARE TE CDO KALIBRI BYTHE LEPIRES DHE AKTOR I NEVERITSHEM PIKE !
    KJO NA RA PER PJESE GEZOHUNI ME 120 DOLLARE NE MUAJ PENSION !
    NE BARE PO HAJME DHE NGA BARI QE KIMETJA NGA AZIA NA E DHA !
    FALEMINDERIT KIMETE !

  5. Albini nje fshatar qe nuk njeh busullen dhe kuir ecen numuron hapat mbrapa dhe jo para.
    Nje egoist qe ngaterron boten dhe shpirt vogel.
    Po ka frike qe mos ja marrin Kosoven kur te tjeret ja dhane qyl dhe te qeruar.
    Kurt hajde hape prape zyren e partise VV ne Tirane dhe matu me vehten.

  6. O Hason. Kurti është aq lartë Ramës sa vuan nga sindroma e inferioritetit.
    Injorimi që ai i bën dhe më të drejtë ka shkaktuar në në trurin e tij të sëmurë urrejtjen dhe hakmarrjen primitive duke shfrytëzuar çdo rast në këto takime me politikanë ndërkombëtarë!!!
    Ai në Kosovë është non grada për vetmën arësye se është antishqiptar dhe për më shumë nga me ata të Kosovës.

  7. Çfarë pamë mga kjo vizitë e të gjashtit sekretar shteti të SHBA në Shqipëri ?
    Në një kohë që drejtësia amerikane po gjykon pazaret e pista të një shefi të FBI me kryeministrin shqiptar për të demonizuar shefin e opozitës demokratike Basha, Z. Blinken erdhi për të vlerësuar Ramën si një lider botëror.
    Normalisht, jo më në ndonjë vemd të vogël si Shqipëria, por edhe në cilindo vend të fuqishëm europian antar të NATO, nëse numuri dy i SHBA, sekretari i shtetit që ka funksionet e kryeministrit, do të nisej për vizitë shtetërore, do të pritej nga kolegu i tij kryeministër i vendit mikpritës.
    Ne shqiptarët , duhet ta ndjejmë veten “krenarë” , që sekretari i shtetit të fuqishëm amerikan , e sheh kryeministrin tonë si epror, si të ishte presidenti i SHBA.
    4-5 orë pasi në Shqipëri kishte ardhur z. Blinken , denjoi lideri global Rama që të vijë në Shqipëri duke lënë punët e tij shumë të rëndësishme të politikës globale, për të takuar “vartësin” e tij duke e quajtur me dashuri Toni, e duke i fërkuar shpatullat
    Me dashurinë e vëllait më të madh (më të gjatë), e lavdëroi edhe dymetroshi ynë sekretarin e shtetit amerikan, pa u druajtur edhe që ti bënte ca vrejtje të vogla për preferencat kulinarike, kurse Z.Blinken, kishte ardhur në Shqipëri për tju thënë shqiptarëve se politikani i përmasave botërore Rama, jo vetëm që nuk ka asnjë të metë, apo zoti na ruajtë SPAK-u të meret me te, por ai është shtylla e politikës botërore.
    Po të mos kishte bërë Rama rolin e shefit të këshillit të sigurimit në OKB, Ukraina sot do të ishte pushtuar e tëra nga Rusia.
    Po të mos kishte ndërhyre Rama tek miku i tij Vuçiç, Kosova do të ishte ripushtuar nga serbët.
    Me thënë të drejtën, e kam parë me njëfarë dyshimii pretendimin e Berishës se Rama është produkt i Sorosit.
    Duke parë pozicionin e z.Blinken në vizitën e tij në Shqipëri e glorifikimin që i bëri ai Ramës,sepse më lindi dyshimi se Aleksi vlerëson më shumë Ramën sesa Blinkenin.

  8. Sipas disa burimeve te pakonfirmuara, qellimi i vizites ishite prova nje kenge qe do te

    dale se shpejti ne treg me titull : “Lum si ju e lum si ne, per kete burrin Skenderbe”

    Teksti dhe muzika – Endri Fuga

    Dirigjent – Juri Kim

    Interpretojne dyshja – Blinken – Spiropela

    Qe tani jane parablere shumica e disqeve me kengen e re si pallatet e Portit te Durresit qe

    shiten pa filluar punuimet. Anetaret dhe simpatizantet si dhe administrata shteterore e kane

    detyrim pablerjen e ketij disku ndersa patronazhisteve do tu dhurohet ne shenje mirenjohje.

    Thuhet madje se shoqata e patronazhisteve ta do shpalle z. Blinken president nderi.

    1. A ESHTE ELISA SPIROPALI. NJE FANI WILLIS SHQIPTARE AFERA ME MCGONIGAL?
      SPAKU. SE PAKU DUHET TA THERASI SPIROPALIN
      SA $$$$$$ KA DHENE PER TE PATUR AFERE ME MCGONIGAL?
      KU?
      AFERA ESHTE E LIDHUR ME KERKESA DHE PISLLIQE TE TJERA QE SPIROPALI I KA KERKUAR MCGONIGAL?
      SPIROPALI TE HETOHET KU I GJEN MIJERA E MIJERA $$$$$ PER VESHJET E SAJ SUPER TE SHTRENJTA QE AS PRINCESHAT NUK I KANE !SPAKU TE HETOJE TE GJITHA KETO KJO VENDIN E KA NE BURG PER VJEDHJE DHE AFERA TE PISTA ME AGJENTE TE HUAJ,,,,

  9. Mund të zgjidhte fjalën në Parlament, i injoroi edhe në Parlament. As me sy nuk denjoi t’i shihte. Nuk pranoi të takojë as opozitën e Berishës dhe as të Bashës. Sepse ka një lloj zhgënjimi të faktorit amerikan edhe me ata që dolën kundër Berishës, sepse edhe ata sot shkuan te ballkoni”Me albinin e kurtajve mereni o lapsexhinjt e lapsit,albini i kurtajve e ka rradhen tani njelloj si salihu qe perfundoje te ballkoni i 240 metrave katror me parate e zenit

  10. Shikoni, eshte shume e thjeshte. Keta demokratet amerikone i kane punet shume, po shume keq ndaj nje idioti si Trump. Merreni me mend sa keq jane demokratet e amerikes. Blinken eshte ndaj ne ikje. Dhe Blinken eshte mik familje i Sorrosit te zi korb. Sorrosi kudo ne bote investon ne rini te degjeneruar pa asnje vlere morale dhe familjare qe pastaj t’i financoje ne kryetare bashkish e shtetesh. Me qellimin e vetem qe Sorrosi te beje vete si padrino e vendit ku ka investuar. Sorrosi per rrjedhoje ben parà me burimet natyrore dhe ua shet turlilloj robi qe atij i intereson. Keshtu ben pasuri ky lloj njeriu i urryer. Blinken erdhi te marre valixhen me parà para se te ike nga politika sepse Bideja qe flet me fantazmat Miterran dhe Kohl ne 2024 i ka ra truni ne qafe. Te majtet kudo ne bote e kane provuar qe nuk dine te bejne shtet as politike por vetem te genjejne dhe te mashtrojne per te vjedhur proletariatin me lehte.

  11. shqiptare mos u frymezoni nga media mercenare si MERO SERBI BAZE, ai ka qene sherbetotrri me i madh i sali berishes, berisha jipte 7 deputete per mero baziqin. M,ero doli kunder Berishes sepse nuk mundi qe te marre derigjimin e tenderave qeveritare,. u be kunder berishes pse berisha afroi TV klanin e aleksandrit dhe fahri balli fazlliqin. mero eshte qe heret mercenar i mediave seebe, ka qene urrejtes i uck-se dhe tani urren Albin Kurtin . PRA MERO MERCENARI URREN KOSOVEN SEPSE ESHTE ME SERBINE. KAQ PER SOT PER MERO BASIQIN

  12. Sa qekan merzit dumbabistat. Po thon qe Rama paska ble dhe Blinken, biles, biles edhe alienet na i paska korruptu Rama. Rama na qeka me i fuqishem se vet Amerika perderisa mund te blej edhe udheheqesit me te lart te daj. Pse po i rrisni kaq shum vlerat Rames, a e kuptoni se cfar po beni? Ne menyr indirekte po u thoni njerezve qe ska shance qe te vij nje rob zoti e te mundi Ramen. E gjitha kjo per te legjitimuar Saliun qe do vazhdoj ta coj PD nga humbja ne humbje. Normalisht sdo reflektoj e sdo jap doreheqje. Do vetvotohet si gjithmon me alibin e vjedhjeve te zgjedhjeve. Ne kete menyr vazhdon e mban peng opoziten dhe legjitimon mbatjen peng te opozites per hallin e vet dhe te familjes, duke u ndihmuar nga dumbabistet qe ka pas vetes me keto alibit , te tipit ka korruptu Rama alienet. Lum si Saliu per idjotet e dobishem qe ka nga pas. Sa te ket keta Saliu, le te vazhdoj te bej si kaposh ne maj te papafingos.

    1. Nuk po thote njeri qe Rama i vetem i bleu keto. Rama ka shitur taksat e shqiptareve me mbrojtjen e sorrave qe financojne PDne amerikane. Rama ska fare bythe pa sorrat. Po te kishte do kishte mundur te fitonte te pakten nje bashki me vota te pablera. Rama as ne Vlore nuk fiton dot pa i fry ne bythe morrave komuniste.

  13. Jeton plaku mere serbi salih dhe vdes nje patriot i vertet,jeton akoma komunisti i fundit ne shqiperi dhe vdes nje burre shteti,jeton Bisturia dhe Penicilina dhe vdes nje njeri i vertet

  14. Nga mërzia

    Shqipëriza ime, dhi e qethur,
    Shqipërizë e përrallave me mbret,
    Tru gomari kush të paska hedhur,
    Kush të qeth, atë zgjedh president.

    Prill 1997
    Dritero Agolli

    1. Thonë që perceptimi është i vetmi realitet. Saliu thotë që Rama, është i biri i Kristaqit që ka firmosur varjen e poetit Havzi Nela. Dhe Saliu pretendon se është i pafajshëm, i pakorruptuar. Po si ka mundësi që Dritëro Agolli i thoshte hajdut me vargjet më sipër. I ndjeri Arben Duka e quante hajdut dhe kriminel vrasës. Ka edhe shkrimtarë apo poetë të tjerë që i’a kanë thënë Berishës të vërtetën në sy. Tani si ka mundësi akoma del majë dritares ky njeri dhe flet për ndershmëri dhe pastërti si të ishte Papë? E madje pretendon se është shpresë për shqiptarët! Që ça nuk i ka punuar këtij populli! Mirë ky, se hajduti do kërkojë përherë të mohojë edhe evidencën, për të shpëtuar nga drejtësia. Po ata që e ndjekin nga pas, pra ,Bardhi, Muli&CO?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *