• |
ide | kryesore

Rama shigjeton Albin Kurtin në krah të Blinken

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama nuk ka humbur rastin për të shigjetuar Albin Kurtin në krah të Antony Blinken. Ai ka përmendur veprimin e pakordinuar të Prishtinës për heqjen nga qarkullimi të dinarit duke thënë se kjo gjë mund të japi vota afatshkurtra, por mund të dëmtojë partneritetin strategjik afatgjatë. “Nxisim dialogun e pazëvendësueshëm mes Kosovës e Serbisë. Shqiptarët të mos e harrojnë se pa SHBA nuk të kishte shtet të pavarur të Kosovës” tha Rama gjate konferences se perbashket per shtyp.

Lexo me tej:

Ambasadori amerikan në Prishtinë: Vendimi i Kosovës për dinarin ka ndikuar në marrëdhëniet tona

Ai përsëriti apelin drejtuar Kurtit: “Të mos bëjnë asnjë hap të pakonsultuar apo koordinuar me aleatët tanë strategjik. Nga veprimet e pakonsultuara dhe të pakoordinuara mbase mund të fitohen ca vota sot për sot por jo e ardhmja”.

Interesante ishte se pavarësisht provokimit të Edi Ramës, Blinken në pyetjen e TV Klan që ishte në të njëjtën linjë me diskutimin e kryeministrit, u përgjigj në mënyrë të përgjithshme. Ai jo vetëm nuk e ceku Kosovën përgjatë ekspozesë së tij por edhe kur u pyet dretjtërdrejt nuk foli për mungesë rakordimi të Prishtinës me Uashingtonit ashtu si Rama.

©Lapsi.al



8 Comments

      1. Nuk ka qysh me kan njeri ma idiot se ky rama,ni dite para tha se do luftoj krah kosoves po te jete nevoja,..! Tash po dihet pse u deklaru ashtu…si mbulese per diten e sotit.!!!

  1. As me të voglin dyshim që ky bën politikën e Serbisë dhe Rusisë.
    A nuk është thirrje që mund të bëni ç’të doni me Kosovën.

  2. Kosovarët nuk janë në gjëndje të vetë-qeverisen. Edi Rama duhet të hedhë kandidaturën në Kosovë dhe të marrë drejtimin e shtetit të bashkuar shqiptarë – e thjeshtë kjo. Kurti duhet lënë të merret me semantikat e gjuhës Shqipe – ‘nuk është keqkuptim por moskuptim’, etj etj.

  3. Dhe Albini si rr. K. ne vend qe ta shpalli non grata perseri do ta mirpresi ne Kosove, do organizoje mbledhje te perbashketa qeveritare e plot traplleqe te tjera si keto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *