• |
ide | kryesore

Qeni i Biden largohet nga Shtëpia e Bardhë pasi kafshoi 24 persona

Arkiva, Planet



Qeni i Joe Biden, Commander, u largua nga Shtëpia e Bardhë në tetor 2023 për shkak se ka kafshuar të paktën 24 punonjës të Shërbimit Sekret, raportoi CNN-i.

Qeni, i cili është bërë i njohur për rastet e agresionit ka kafshuar personat në fjalë në kyçet e dorës, krahë, bërryla, bel, gjoks, këmbë dhe shpatulla.

Media amerikane raportoi se dokumentet, të cilat nuk përfshijnë të gjitha rastet e kafshimit të Commanderit, mbulojnë vetëm personelin e Shërbimit Sekret.

Qeni i presidentit Biden u hoq nga Shtëpia e Bardhë në tetor 2023 për shkak të agresionit të tij dhe rasteve të kafshimit.

Qeni i racës bari gjerman iu dha Bidenit si dhuratë nga vëllai i tij James Biden në dhjetor 2021.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *