• |
ide | kryesore

Kurti merr mbështetjen e SHBA për ruajtjen e kufirit me Serbinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për telefonatën që ka pasur të premten me këshilltarin kryesor i presidentit amerikan, Jake Sullivan. Kurti thotë se e ka falënderuar atë për mbështetjen për sigurinë kufitare të Kosovës duke kërkuar rritje të mbështetjes kundër planeve të Serbisë për luftë.

Kreu i Qeverisë së Kosovës thonë se e ka siguruar këshilltarin e Biden për bashkëpunimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës me KFOR-in dhe se “përkushtimi i Kosovës për të mbrojtur të gjithë qytetarët është i palëkundshëm”.


Telefonatën Kurti – Sullivan e konfirmoi edhe koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby. Ai tha se edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken kishte telefonuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Kirby kërkoi tërheqjen e ushtrisë serbe nga kufiri me Kosovën. Ai tha se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me aleatët e NATO-s për të reaguar ndaj përpjekjeve për të destabilizuar Kosovën dhe minuar sigurinë. Ai konfirmoi se do të shtohet prania e NATO-s në pjesën veriore të Kosovës dhe përgjatë kufirit.

“Në ditët në vijim, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të konsultohen ngushtë me aleatët për të siguruar që pozicioni i forcave paqeruajtëse të jetë në përputhje me kërcënimin që paraqitet atje”, – tha ai.

Edhe ministria e Mbrojtjes e Britanisë njoftoi këtë të premte se ka transferuar komandën e një batalioni të ushtrisë në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje në Kosovë nëse kërkohet.

“Për shkak të situatës aktuale në Kosovë, ne kemi transferuar komandën e Batalionit të Parë të Regjimentit Mbretëror të Princeshës së Uellsit, një forcë rezervë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) në NATO, në mënyrë që të mund të ofrojë mbështetje nëse kërkohet”, – tha ministria britanike e Mbrojtjes në një deklaratë të saj. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Si duket ka filluar të zërë mend Kurti, por rreziku ëdhtë që është vonë.

    Duke lënë mënjanë spektaklet televizive me policë të fortë, me rezultatim 3:1 në favor të Kosovës (sikur të ishte ndeshje futbolli kjo) lajmë është shumë shqetësues për Shqiptarët në Kosovë dhe më gjërë. Incidenti i 24 shtatorit nxori në dritë faktin që Serbia po përgatitet për luftë, dhe jo luftë dikund në dekadat e ardhëshme, por ndoshta edhe iminente. Pyetja e madhe këtu është, si do mbrohemi?

    Kjo pyetje pastaj tranformohet shumë shpejt në, kush do na mbrojë, sepse ne nuk mbrohemi dot. Shqipëria është e rraskapitur nga 33 vite korrupsion të pandërprerë. Kosova ka më pak se dy dekada shtet, shqiptarët tjerë ose janë në emigrim ose janë të shpërndarë nëpër shtete të tjera. Ka vetëm një përgjigje, të mbajmë me çdo kusht aleancën me SHBA. Përgjigje tjetër nuk ka.

    Mesa duket tani më në fund e paska marrë vesh edhe Albini. Haleluja.

  2. Ka 33 vite që berishimi është futur thell në të 2 anët e kufirit.Dhe sidomos në 1998 kur ish KM Kosovar Bujar Bukoshi me 400 mercenar Kosovar e Sërb i erdhi në ndihmë S.Berishës në GRUSHTIN E SHTETIT pas vdekjes së Azem Hajdarit që e nxori në pritë Sali Ram Berisha.
    -Këta militant harrojnë se Sb ishte kundër RAMBUJES,UÇK,I.RUGOVËS,A.THAÇIT E KO..!
    -Këta harrojnë se Sb urdhëroi 3 deputetët e Tij të firmosin raportin e DIK MARTY në KIE 2011 për të akuzuar UÇK për trasplant organesh të ushtarëve Sërb në shtëpinë e VERDHË

  3. Te mbron niko peleshka me bythe.
    Bajrami te armatos me gabzherra.
    Arben arixhiu te rruan leket.
    Beqe debili te vjedh ilacet.
    He kari, prap ne dore te te tjereve ngele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *