• |
ide | kryesore

Seanca plenare/ Vokshi: Vendimi për përjashtimin tonë është politik

Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e përjashtuar me 10 ditë nga “Etika” nuk është lejuar nga punonjësit e Gardës të futet në sallës.

Vokshi shprehet se dënimi ndaj tyre është politik dhe se në bazë të rregullores ajo duhet të ishte në sallë, pasi e ka ankimuar vendimin.

Vokshi: Nuk u lejuam prej gradës me urdhër të Nikollës për te hyre ne seanca. Ju kujtoj që dj u njoftua mbledhja e Byrosë ankimimit që unë dhe Hoti bënë në lidhje me vendimin e sekretariatin e Etikes, i cili është shndërruar në një organ censure për deputetet e opozitës.

Ju e ndoqët që pavarësisht njoftimit në deputetet ishim të pranishëm, me urhdër të Ramës mbledhja e byrosë dështoi. Pse? Në bazë të provave që unë kam, nuk ka pasur asnjë fakt për dënimin tonë, ka qenë një dënim politik.

Kemi bërë një letër përsëri sot, në bazë të dështimit të mbledhjes së Byrosë, i kam njoftuar kryetaren e Kuvendit, e cila nuk mori pjesë edhe vetë që unë do të jem në seancë sepse në bazë të rregullores, në momentin që bëhet ankimimi, vendimi i sekretariatit anulohet. Tani këta thotë është hequr ky nen, është hequr edhe ankimimi, e kuptoni se çfarë po bëhet.



2 Comments

  1. Kjo Vokshi mire qe genjen po te genjej pak me lezet perndryshe flet vetem idiotesira. Ne miting kishte 120 mije protestues. Hajvane koke e kembe. Kur tallet tani kjo cfare mund te bej ta sjellesh ne pushtet. E di kjo cfare do te thote 120 mije njerez? Sigurisht qe e di po i shijon me shume tallja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *