• |
ide | kryesore

Tom Cruise i jep fund lidhjes me Elsina Khayrova

Paparazzi, Slider



Aktori Tom Cruise i ka dhënë fund lidhjes me trashëgimtaren ruse Elsina Khayrova.

Personazhi i “Mission: Impossible”, Cruise nisi një lidhje me Khayrovan në fund të vitit të kaluar, shkruan The Sun.

Ndarja e tyre erdhi vetëm disa ditë pasi Cruise kishte takuar fëmijët e Khayrova-s.

Ajo ka një djalë dhe një vajzë nga martesa  me oligarkun rus dhe tregtarin e diamanteve Dmitry Tsvetkov.

Kur lajmet për romancën e tyre u publikuan, Tsvetkov tha për DailyMail: “Pavarësisht se me këdo që është, Tom Cruise apo këdo tjetër, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se asaj i pëlqejnë gjërat më të bukura në jetë dhe ka shije të shtrenjta dhe luksoze. Tom duhet t’i mbajë sytë dhe portofolin e tij të hapur.”/Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *