• |
ide | kryesore

Krimi horror në Durrës, del ekspertiza mjekësore: 19-vjeçarja nuk është abuzuar seksualisht

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas aludimeve se 19-vjeçarja Hygerta Meta ka vrarë dhe groposur babain për shkak se ai mund të kishte abuzuar me të, e reja i është nënshtruar një ekzaminimi mjeko-ligjor, në të cilin është provuar e diçka e tillë nuk qëndron.

Sipas News24, ka rezultuar se e 19-vjeçarja nuk ka shenja abuzimi seksual.

Kujtojmë se sot, Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë “arrest me burg” për tre fëmijët, të cilët më datën 10 shkurt vranë dhe groposën babain e tyre.

Djali i madh i Pëllumb Metës, Hyseni akuzohet për vrasje në rrethana familjare. Vajza Hygerta Meta akuzohet për asgjësim dhe fshehje të kufomës, dhe djali i vogël, Amarildo akuzohet për fshehje dhe asgjësim të kufomës në bashkëpunim.

Në dëshminë e tyre fëmijët kanë dhënë deklarata kontradiktore. Fillimisht djali i madh, Hyseni është shprehur në polici se e ka vrarë ai të atin, ndërsa ka mohuari që të jetë ai autori.

Krimin e ka marrë përsipër vajza, Hygerta Meta, e cila ka treguar edhe të gjithë planin si e ka ekzekutuar babain e saj./News 24



4 Comments

  1. Për sa kohë në të shkuarën vlen ekspertiza 1 javë, 2 javë?!

    Se ç’ka ndodhur më përpara se aq është vështirë të vërtetohet. Përqëndrohuni tek fakti që tre fëmijë kanë marrë pjesë në vrasje, kjo të paktën tregon një shkallë të madhe urrejtje ndaj viktimës. Pse ?

  2. Plehratvrasin dhe bejne viktimen. Keto jane femrat. Djaj dhe ndyresira qe po ja zgjate te shkaterrojne Shqiptarika qene mireme kanunin. Femra do buke drudhe loqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *