• |
ide | kryesore

Krimi horror në Durrës, policia merr në mbrojtje bashkëshorten e 50-vjeçarit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pëllumb Meta, 50-vjeçari i cili u vra me planifikimin e tre fëmijëve të tij, është përcjellë këtë të shtunë për në banesën e fundit ndërsa bashkëshortja e tij Blerina Meta është marrë në mbrojtje nga policia.

Sipas informacioneve, Kloida Gjuzi nëna e 3 fëmijëve që vranë babanë është shoqëruar nga policia e Durrësit ne familjen e te atit të saj në Laç.

Krimi i rëndë u zbulua ditën e djeshme pasi prej disa ditësh ai ishte raportuar i zhdukur në polici nga djali i tij 24-vjeçar, Hysen Meta.

Edhe pse në fillim për krimin e rëndë si e dyshuar u arrestua vajza 19-vjeçare Hygerta Meta, nga hetimet e realizuara deri më tani rezulton se ka qenë pikërisht Hyseni, ai i cili e ka vrarë të atin, ndërsa së bashku me motrën e vëllain e kanë groposur atë në kasollen e bagëtive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *