• |
ide | kryesore

U konfliktua me nënën pasi i kërkoi para për drogë, gruaja farmaciste tenton t’i japë fund jetës

Lajme, Të fundit
Mamurras, virozat, tërmeti



19-vjeçari Henri Breçani është arrestuar nga policia e Komisariatit nr.6. në Tiranë. Bëhet me dije se 19-vjecari është konfliktuar me nënën e tij, e cila më pas ka konsumuar disa medikamente duke tentuar t’i japë fund jetës. Po ashtu mësohet se gruaj me profesion farmaciste, ndodhet ne gjendje kritike për jetën ne repartin e toksikologjisë.

Policia është njoftuar nga QSUT, pasi nëna e 19-vjeçarit është dërguar në spital nga të afërm të saj. 19-vjeçari, gjatë shoqërimit ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë. Sipas hetimeve Breçani, dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike. Ai i ka kërkuar para, nenës së tij dhe ky dyshohet të jetë shkaku i konfliktit mes tyre.



3 Comments

  1. Kjo esht drama e rinise shqiptare e cila mori me te keqijat e demokracise. Zoti e shpetofte tw shkreten nene

  2. Ky vend u kthye shume shpejt nga nje vend tranzit per tregtine e droges ne nje vend konsumator. Diku kam lexuar se zeme vendin e pare ne bote per pedrorim te kokaines per 1000 banore.

  3. Një drogaxhi , një zuzar , një i pacip e pa moral , një langaraq e një rrugaç , ky ësht modeli që drejton ! Të gjith qelbësirat që i vijn pas ! Çpret nga të rinjt ? O do ikin ku syt këmbët , o do katandisen si modeli !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *