• |
ide | kryesore

Kundër Shqipërisë, Suedia me trajnerin e parë të huaj të historisë: Tomasson merr vendin e Andersson

Sport
Tomasson



Jon Dahl Tomasson, ish-sulmuesi i famshëm danez që ka luajtur në karrierë edhe te Milan, është trajneri i ri i Suedisë. Pak javë pasi u largua nga Blackburn në Championship, Tomasson pranoi detyrën, për të marrë drejtimin e kombëtares skandinave, me synimin për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026. Trajneri 47-vjeçar bëhet kështu i huaji i parë që drejton kombëtaren suedeze. Ai do të marrë detyrën nga Janne Andersson, i cila u largua nga detyra 96 ditë më parë, pasi nuk arriti të kualifikohej në Euro 2024. “Mezi pres të filloj këtë punë të mrekullueshme dhe të takoj tifozët, lojtarët dhe sigurisht mediat në Suedi. E të mendoj, të flas dhe ëndërroj në verdheblu”, ishin fjalët e tij të para të postuara në faqen e Federatës Suedeze të Futbollit.

Tomasson, i cili do të marrë postin e tij më 1 mars, do të debutojë si trajner i Suedisë në ndeshjet miqësore kundër Portugalisë dhe Shqipërisë në të njëjtin muaj. Marrëveshja zgjati përtej Kupës së Botës 2026 dhe do të rinovohet automatikisht në rast kualifikimi. Zëvendës i tij do të jetë holandezi Remy Reijnierse.

Tomasson e filloi karrierën e tij si trajner herët pasi kishte varur këpucët në gozhdë. Përvoja e tij e parë ishte si ndihmës trajner te Excelsior në Holandë, ku u bë menaxher në vitin 2013. Më pas një periudhë te Roda dhe Vitesse, përpara se të bëhej zëvendëstrajneri i kombëtares daneze nën drejtimin e trajnerit Åge Hareide. Në Kupën e Botës 2018, Danimarka arriti në raundin e 1/8. Ai më pas u transferua në Suedi për të menaxhuar Malmoe, ku fitoi dy kampionate dhe arriti në fazën e grupeve të Champions. Në qershor 2022, ai pranoi interesimin e Blackburn në Angli, një pozicion të cilin e la pak ditë më parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *