• |
ide | kryesore

“Meritonim të fitonim, nuk luhet më pa VAR”: shpërthen Sylvinho, për penalltinë e Brojës

Sport
Sylvinho



“Nuk kam frikë për situatën pas humbjeve. Ne jemi kualifikuar në Europian dhe duhet të jemi të lumtur e të kënaqur”. Sylvinho mundohet të mos bëjë dramë në dy humbjet radhazi në këto miqësore të marsit. 1-0 kundër Suedisë, natyrisht, që nuk ngjante me atë të pësuar tre ditë më parë me Kilin, por sidoqoftë mbetet një disfatë. “Kjo është një skuadër që nuk është ende gati. Jam absolutisht i sigurt që Mitaj, Bajrami, Asllani, Asani e të tjerë, janë lojtarë që nuk kanë ende 15 ndeshje me Kombëtaren. Në këtë moment kemi parë edhe Muçin, kam menduar se edhe ai mund të bënte sulmuesin shtesë. Nuk është gati ende skuadra, por është në drejtimin e duhur. Sot e meritonim të fitonim, por nuk ka rëndësi rezultati”.

Lexo më tejVideo/ Strakosha i pavëmendshëm, Suedia mposht 1-0 kuqezinjtë: Broja qan penalltinë e padhënë

Sylvinho pastaj u kthye në episodin që mund të ndryshonte lojën. Ajo e Brojës, për brazilianin, ishte padyshim penallti: “U munduam të bënim ndryshe me shpejtësinë e Brojës, hera e parë që kemi një 9 si pikë referimi. Ai mund të kishte një penallti në favor, nuk luhet më pa VAR. Ai ka forcë, shpejtësi në një kundër një në zonë. Kemi nevojë për shpejtësinë e një qendërsulmuesi, e me Brojën mund ta bëjmë”. Tekniku, përtej kësaj, nuk gëzohet vetëm me performancë: “Ndjehem i trishtuar pasi nuk barazuam apo fituam. Por nuk mund t’i them asgjë në dhomat e zhveshjes lojtarëve, se paraqitja ishte shumë e mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *