• |
ide | kryesore

“Messi, Messi…”, Ronaldo provokohet e reagon në mënyrë imorale: sauditët nisin hetimin

Sport, Video
Ronaldo



Cristiano Ronaldo është futur në telashe në Arabinë Saudite. Federata Saudite e Futbollit në fakt ka hapur një hetim disiplinor kundër sulmuesit portugez. CR7 ka bërë një gjest të konsideruar “imoral” gjatë ndeshjes së Saudi Pro League, të cilën Al Nassr e tij e fitoi 3-2 kundër Al Shabab. Pasi shënoi një nga dy golat e tij, CR7 iu kundërpërgjigj provokimeve të tifozëve kundërshtarë që brohorisn “Messi, Messi…”. Ronaldo vendosi fillimisht dorën te veshi e më pas në pjesët intime, në mënyrë demostrative ndaj tifozëve.

Cristiano Ronaldo tashmë do të hetohet. Faji qëndron në një mënyrë vulgare të festimit, e cila, nëse në Shqipëri mund të kishte kaluar edhe pa ndëshkim, në Arabinë Saudite është bërë një çështje kombëtare.

Lexo më tejVideo/ “Nuk ishte penallti”: Arbitri tregoi pikën e bardhë, Cristiano Ronaldo i tregoi të vërtetën

Kampioni portugez në fakt ka përfunduar në shënjestër të Federatës Saudite të Futbollit e cila ka hapur një hetim disiplinor për gjestin e konsideruar “imoral”. Në ndeshjen e fituar ndaj Al Shabab, CR7, autor i një dygolëshi në fitoren 3-2 të Al Nassr, iu përgjigj provokimeve të tifozëve kundërshtarë. Ata për të nervozuar portugezin ngritën koret me emrin e rivalit të përjetshëm, argjentinasin Messi. Reagimi i Cristiano Ronaldo nuk është kapërcyer nga askush në Arabinë Saudite. Tani pyetja që ngrihet është: a do të vijë ndjesa? Por, a do të mjaftojë?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *