• |
ide | kryesore

Barcelona fshin nga historia Dani Alves: vendim drastik i klubit, e konsideron ‘përdhunues’

Sport
Dani Alves



Pasi Dani Alves u dënua përfundimisht me burg për përdhunim, Barcelona është distancuar në mënyrë drastike nga legjenda e dikurshme e klubit. Tani, në fakt, mbrojtësi brazilian është fshirë nga historia blaugrana. Lojtari me më shumë trofe është dënuar nga një gjykatë spanjolle me katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një vajze në ambjentet e një diskoteke në Barcelonë.

Vendimi erdhi pas disa muajsh hetime në të cilat ish-mbrojtësi brazilian i Barcelonës, Manchester United dhe Juventus mbeti në burg. Tani Barcelona ka vendosur të marrë masat e duhura në mënyrë që kjo çështje të mos ketë pasoja në imazhin e klubit.

Lexo më tejFajtor! Dani Alves dënohet 4 vjet e 6 muaj burg për dhunë seksuale: vajzës do ti paguajë edhe 150 mijë euro

Sepse deri vonë Dani Alves në fakt llogaritej si legjendë nga klubi Balugrana, me të cilin fitoi tre Champions League dhe trofe të tjerë të ndryshëm, duke qenë pjesë e Barcelonës yjore të Guardiolës. Tani, megjithatë, emri i Dani Alves nuk mund të gjendet më në listën e nderit të Barcelonës. Klubi katalanas në fakt ka vendosur të fshijë emrin e tij nga legjendat. E të mendosh që braziliani pranoi të paguhej 1 euro për të ndihmuar klubin katalanas në momentin e krizës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *