• |
ide | kryesore

Video e mesazhe eksplicite ndaj një punonjëse: Red Bull rrëzon akuzat për Chris Horner

F1, Sport
Chris Horner



Tani është zyrtare: Chris Horner mbetet në vendin e tij si CEO i Red Bull. Hetimi i brendshëm i nisur nga Red Bull në lidhje me “sjelljen e papërshtatshme” ndaj një punonjëseje ka pastruar plotësisht nga akuzat drejtorin e ekipit. “Hetimi i pavarur mbi akuzat e bëra kundër zotit Horner është i plotë dhe Red Bull mund të konfirmojë se denoncimi është refuzuar – tha skuderia në një deklaratë -. Denoncuesja ka të drejtë të apelojë. Red Bull është i bindur se hetimi ishte i drejtë, rigoroz dhe i paanshëm”.

Në javët e fundit Chris Horner kishte pasur një takim të gjatë me avokatët e jashtëm të kompanisë austriake për të rindërtuar atë që ndodhi dhe për të shpjeguar versionin e tij të ngjarjeve. Menjëherë më pas, në pritje të vendimit të brendshëm të grupit të avokatëve të thirrur për zgjidhjen e problemit, CEO mori pjesë si në prezantimin zyrtar të njëvendëshes së re të Verstappen dhe Perez, ashtu edhe në testet në funksion të fillimit të sezonit.

KOMUNIKATA E RED BULL

“Hetimi i pavarur mbi akuzat e bëra kundër zotit Horner është i plotë dhe Red Bull mund të konfirmojë se denoncimi është refuzuar. Denoncuesja ka të drejtë apelimi. Red Bull ka besim se hetimi ishte i drejtë, rigoroz dhe i paanshëm. Raporti i hetimit është konfidencial dhe përmban informacione private të palëve dhe palëve të treta që bashkëpunuan me hetimin. Prandaj ne nuk do të komentojmë më tej për respekt për të gjithë të interesuarit. Red Bull do të vazhdojë të përpiqet të përmbushë standardet më të larta në vendin e punës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *