• |
ide | kryesore

Video/ Guardiola e bën përsëri: Haaland i shënon 5 gola Luton, por zëvendësohet dhe rekordi i mbetet Messit

F1, Sport, Video
Haaland



Erling Haaland e ka ekzagjeruar në FA Cup kundër ‘të gjorit’ Luton Town. I pamëshirshëm para portës, në një orë lojë sulmuesi i Mançester City i shkatërroi fjalë për fjalë Hatters, duke shënuar pesë gola. Në gol menjëherë pas 3′, norvegjezi u përsërit në minutat e 18′, 40′, 50′ dhe 58′. Një shifër e pabesueshme, në të cilën kontribuoi ndjeshëm edhe Kevin De Bruyne duke dhënë katër asiste. Pas shuplakës së Haaland në fund, Kovacic u kujdes për të sistemuar rezultatin 6-2, që e çon City në çerekfinale.

Rekordi prej 6 gola në një ndeshje i Lionel Messi, mbetet i pacënuar, ashtu si në mars 2023, kur norvegjezi i shënoi 5 gola Leipzig, por u zëvendësua nga Guardiola. Spanjolli bëri të njëjtën lëvizje, edhe pse nga minuta e 58′ kur Haaland shënoi golin e pestë, deri në të 77′ kur u zëvendësua nga Alvarez pati 19 minuta për të barazuar argjentinasin.

Lexo më tej: Video/ E hoqi Haaland për të mos thyer rekordin e Messi: Guardiola jep arsyen më brilante përse e bëri

Sidoqoftë, në mbrëmjen speciale të Haaland, jo gjithçka shkoi mirë për spanjollin Pep Guardiola. Trajneri i Citizens duhet të përballet me një dëmtim të ri të Jack Grealish. Gjatë ndeshjes kundër Luton, sulmuesi anësor u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 38′, duke i hapur vend Dokut. Në këtë sezon Grealish ka patur një problem me muskujt e kofshës në fillim të sezonit dhe më pas u ndal përsëri në raundin e 1/8 të Champions League kundër Copenaghen.

KALOJNË EDHE LEICESTER E NEWCASTLE

Përveç City, edhe Leicester kualifikohet në çerekfinalen e FA Cup kundër Bournemouth, falë golit të Issahaku Fataëu në kohën shtesë. Po ashtu avancon edhe Newcastle kundër Blackburn me penallti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *