• |
ide | kryesore

Video/ Napoli, 6 gola i prishin portën Sassuolos: Osimhen e Kvara monstra, Rrahmani bëhet golashënues

F1, Sport, Video
Napoli



Napoli merr fitoren e parë me teknikun Francesco Calzona në pankinë. Në rikuperimin e javës së 21 të Serie A, të kaltrit mposhtën Sassuolon 6-1 me përmbysje. Napoli rigjeti suksesin pas 3 ndeshjesh dhe arrijnë Lazion në vendin e tetë, -1 pas Fiorentinës. Në stadiumin Mapei, vendasit kaluan të parët në avantazh, me një goditje të bukur me të djathtën e Racic (17′). Megjithatë, kampionët e Italisë kthyen ndeshjen në minutën e 29′ dhe 31′. Fillimisht shënoi Rrahmani dhe më pas Osimhen. Nigeriani fiksoi dygolëshin në minutën e 41′ dhe kompletoi tripletën në fillimin e pjesës së dytë, pas dhuratës nga Tressoldi (47′). Në pjesën e dytë pati lavdi edhe për Kvaratskhelia (një dygolësh). Debutim i tmerrshëm për Bigica në pankinën e Sassuolos, që mbetet i parafundit me Cagliari dhe Verona në kuotën e 20 pikëve.

RRJETA NUK MBAJTI MË

Një episod kurioz ishte edhe prishja e portës së bombarduar nga Napoli. Një goditje nga jashtë zonës e Kvaratskhelia, bëri që Consigli të tërhiqej drejt portës së tij dhe pasi devijoi goditjen mbi traversë u rrëzua në rrjetë duke e prishur.  Osimhen, autori i tre golave, mendoi ta ndihmonte për ta sistemuar e për të rinisur lojën.

Lexo më tejRabiot e McKennie humbasin sfidën me Napolit: francezi konfirmon dëmtimin përmes grafisë

Ndoshta është tepër vonë, ndoshta diferenca nga zona Champions League do të jetë e pamundur të kalohet, por ndërkohë Napoli është kthyer. Dhe jo vetëm për 6-1 kumbues me të cilin poshtëroi një Sassuolo gjithnjë e më të brishtë e në mes të zonës së rënies. Në stadiumin Mapei u pa sërish skuadra kampione e Italisë, ajo që dominonte dhe argëtonte, që ndërtonte me anësorët dhe ekzaltohej me sulmuesit. Osimhen (trigolësh e asist) dhe Kvaratskhelia (dygolësh dhe asist) janë rikthyer. E me binjakët e golit të përqafuar dhe të buzëqeshur sërish, kush e di nëse Calzona do t’ia dalë misionit për t’u rikthyer vërtetë në garë për Evropën që ka rëndësi. Por ndërkohë, Napoli u transformua nga trajneri i tretë i sezonit brenda një jave, duke rizbuluar automatizmat e vjetër dhe gjeometritë argëtuese. E të dielën, në Maradona mbërrin Juventus, me bardhezinjtë që janë testi i vërtetë për Calzona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *