• |
ide | kryesore

Vlahovic dëshiron vetëm Juventusin: gati të firmosë rinovimin për të fituar me bardhezinjtë

F1, Sport
Vlahovic



Dusan Vlahovic i ka pasur gjithmonë idetë e qarta. Kur zgjodhi Zonjën sapo kishte mbushur 22 vjeç, por e dinte shumë mirë se me çfarë do të përballej. Ishte një raport i ndërgjegjshëm pa mendime të dyta, edhe në periudhat më të vështira. Si atëherë kur skuadra mbeti pa kupa apo kur serbi nuk po arrinte të shënonte. Juventus ka qenë gjithmonë në ëndrrat e tij dhe tani mendimi mbetet i mrekullueshëm edhe pse për disa mund të duket më pak magjepsës se disa sezone më parë, kur fitonte kampionate në seri. Në të vërtetë, është pikërisht kjo që e bën klubin më magjepsës në sytë e Vlahovic. Dusani dëshiron të jetë njeriu që do ta rikthejë në majë, duke e bërë të përjetojë emocione të reja duke iu rikthyer trofeve.

Për këtë arsye, pas atij në janarin e dy viteve më parë, ai vendosi t’i thotë një tjetër ‘po’ klubit për të cilin ka ndjerë gjithmonë një tërheqje shumë të fortë. Që kur ishte djalë dhe në Beogradin e tij ndiqte ndeshjet e bardhezinjve në TV. Vlahovic është i lidhur me Juventus deri në vitin 2026 me një kontratë të rëndësishme, por ai është i gatshëm ta zgjasë deri në dy vjet për të përqafuar linjën e klubit, që duhet të amortizojë paratë e investuara në të. E gjithashtu për të patur më shumë shanse për të qëndruar më gjatë, për të arritur qëllimin e tij: të hyjë në historinë e Zonjës së tij.

NJERIU I RINGRITJES

Dusan mbushi 24 vjeç një muaj më parë, është ende i ri por në këto dy vite bardhezi është pjekur shumë, edhe përmes vështirësive. Ai e kuptoi që në futboll, si në jetë, asgjë nuk merret si e mirëqenë dhe se duhet të fitosh gjithçka. Ai mbërriti në një ekip që sapo kishte mbaruar së festuari 9 tituj radhazi (diçka që nuk i ka ndodhur askujt në Serie A) dhe ku fitorja dukej se ishte bërë normale. Në vend të kësaj ai e gjeti veten duke luftuar me problemet fizike, zbritjen e pikëve në kampionat dhe përjashtimin nga garat evropiane.

Lexo më tejVideo/ Juventus, sa vuajtje për tu kthyer të fitorja: Rugani rrëzon në shtesë Frosinonen

Talenti lind, por lidershipi duhet fituar në fushë. Vlahoviç po e bën këtë sezon pavarësisht moshës së tij, pak viteve të praktikës me Juventus dhe gjithashtu përvojës së tij në fushën ndërkombëtare. Besoi te titulli për sa kohë pati garë dhe Inter nuk u shkëput. Tani kërkon të sigurojë atë Champions League që sapo ka shijuar me Zonjën e tij dhe ku synon të kthehet si protagonist. Pastaj ai dëshiron të fitojë atë Kupë të Italisë që i shpëtoi në sezonin 2021-22 vetëm në kohën shtesë, në finalen kundër Inter.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *