• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga atentati në Krujë/ I plagosuri kishte qenë shok me autorin

Arkiva, Lajme, Të fundit
Krujë



Një person është plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje në Krujë. 57-vjeçari Artan Goga, tregtar makinash u qëllua me pistoletë nga Perlat Merlika dhe thuhet se ka marrë një plagë në kokë. Gjithsesi policia tha se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën. Mediat raportojnë se autori dhe i plagosuri janë komshinj dhe kanë qenë shokë me njëri tjetrin, por plagosja ka ndodhur pas një sherri të momentit.

57-vjeçari ka qenë duke lëvizur me motor kur është qëlluar me pistoletë. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e armës me të cilën është qëlluar. Fatmirësisht, plagët e Artan Gogës nuk janë të rënda. Ky i fundit po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në spitalin e Krujës. Policia po vijon me kërkimet për kapjen e autorit i cili dyshohet se fshihet në lagjen ku ndodhi ngjarja. Për këtë shkak në rrugët e qytetit janë parë Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët kanë rrethuar dhe po “krehin” zonën ku dyshohet se është fshehur autori. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *